Rama në Berlin/ “Shqipërinë në NATO e futi Amerika, jo Berisha”

Kryeministri Edi Rama ka organizuar një konferencë shtypi në Berlin me gazetarët shqiptar. Ai ka folur për procesin e integrimit dhe marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë, ndërsa i është shmangur pyetjeve që kishin të bëjë me aktualitetin në vendin tonë siç janë “non grata” dhe zgjedhja e presidentit.

 Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë që e kanë shoqëruar. Shefi i qeverisë është pyetur se ish-kryeminsitri Sali Berisha e ka futur Shqipërinë në NATO dhe nëse në mandatin e tretë Rama do të mundet të anëtarësojë Shqipërinë në BE. Rama u shpreh se Shqipërinë në NATO nuk e futi “qoftë largu”, por SHBA, ndërsa për anëtarësim e vendit në BE ai tha se e kemi merituar me kohë. Ai ju ka kërkuar gazetarëve të mos bëhen qesharake, kur pretendohet se mund të ketë bërë procese integruese Sali Berisha. “Mos bëhemi qesharakë ju as unë, nuk ja jep këtë Shqipërisë një person. Nuk quhet ky qoftë larg apo qoftë afër. Nuk ka lidhje këto janë ngjarje që lidhen me vullnetet e vendeve të tjera. Në raport me mua apo me Shqipërinë ne i kemi merituar 3-4 vjet më parë anëtarësimin, por problemi është i atyre, janë ata. Kur thoni kush e futi Shqipërinë në NATO, unë u  them se e futi Amerika”, tha Rama. Po ashtu shefi i qeverisë është është pyetur nga gazetarët nëse është i shqetësuar nga armatimi i Serbisë, teksa jemi në kohë lufte. Për këtë Rama tha se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, teksa tha se Serbia ka bërë hapa inkurajuese me dy votimet kundër Rusisë në OKB. Ndërsa për një vizitë në Kiev, ai tha se do ta vizitojë Kievin nëse do të vijë koha e tij, por që nuk është tani. “Nuk jam i shqetësuar për armatimin e Serbisë sepse nuk shoh arsye sot për sot dhe besoj se është shumë e rëndësishme që ne ti fryjmë erave të paqes dhe bashkëpunimit në rajon dhe të mbajmë bashkë Ballkanin Perëndimor dhe në ndihmë të aleatëve. Dhe nuk shoh sesi një sistem mbrojtje nga raketat mund të jetë shqetësues nga ne. Sa i përket Serbia ka bërë dy hapa inkurajues me të dy votimet në OKB dhe ëshTë domethënës fakti që Ballkani është bashk ndaj pozicionit ndal luftës.”, është shprehur kryeministri Edi Rama. sipas tij, Serbia ka mendim ndryshe në vendim me Rusinë dhe nuk u desh lufta për ta marrë vesh dhe vlerësimet duhen bërë pa humbur konteksit. “Duhet të jemi shumë të vendosur për ta cuar para kontekstin e paqes se pse është me rëndësi të madhe. Sa i përket viztës në Kiev, ka të tjerë që i përket ta kenë këtë nëse më vjen radha do ta bëja me shumë respekt dhe kënaqësi. Nuk është momenti për tu zën radhën” tha Rama ndër të tjera.

Lexo edhe :  Analiza e thelluar: A erdhi përfundimisht FUNDI i Erion Veliajt, apo...

“Non grata” për Aqif Rakipi

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp nga Berlini u pyet për lënien jashtë Parlamentit të 3 socialistëve me kontribute shumë-vjeçare në PS dhe futjen në listë të djalit të Aqif Rakipit, me këtë të fundit që dje u shpall “non grata” nga SHBA, kryemnistri preferoi të mos komentonte. “Të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatin e PS në Tiranë…”, tha Rama. Pa përgjigje Rama la edhe pyetjen për emrin e Presidentit të ri, ndërkohë që tha se marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare ne Gjermani është shumë e rëndësishme.