“Bëjeni një natë magjike”/ Barcelona lufton për gjysmëfinalen, ja titujt kryesorë të gazetave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Champions League vazhdon të jetë në fazat “e nxehta”. Atletico Madrid nuk arriti të fitonte mbrëmjen e djeshme kundër Manchester City, i cili gjen në gjysmëfinale Real Madrid-in. Ndërsa Barcelona do të luftojë sonte kundër Eintracht Frankfurt për të shkuar në gjysmëfinalen e Europa League.

Ja si janë hapur titujt kryesorë të gazetave sportive më të medha në Europë.

Gazeta spanjolle ‘Sport’ vjen me titullin: “Bëjeni një natë magjike”/ Barça duhet të tregojë versionin më të mirë të saj për të shkuar në gjysmëfinalen e Europa League.

‘Marca’ shkruan: “Zemër pa çmim”/ Atletico u përpoq deri në fund ndaj Manchester City-t që nuk luajti fare.

E përditshmja spanjolle ‘AS’ shkruan: “Mungonte shumë pak”/ Një Atletico i madh ishte një hap larg shtyrjes së kohës shtesë kundër një Manchester City të “tkurrur”.

‘Mundo Deportivo’ hapet me titullin: “Ia vlen vetëm të fitoni”/ Barça i beson Camp Nou për të hyrë në gjysmëfinalen e parë evropiane që nga viti 2019.

‘L’esportiu’ shkruan: “Fundi i çdo dite”/ Barça hyn në rrugën për në gjysmëfinalen e Europa League në një tjetër lojë të rëndësishme.

Gazeta angleze ‘Mirror Sport’ shkruan: “Të çmendur, të këqinj dhe të rrezikshëm”/ Blutë e dëmtuar qëndrojnë të vendosur kundër Atletico-s së turpëruar për të fituar në gjysmëfinalen me Realin.

Gazeta italiane ‘Tutto Sport’ hapet me titullin: “Pakti sekret”/ Allegri po mbledh rezultate të ngjashme me ato të Pirlos, por e ardhmja e tij në Juventus nuk është në rrezik. Agnelli dhe drejtuesit e tjerë vlerësojnë rritjen e ekipit që nuk e panë një vit më parë.

E përditshmja italiane ‘La Gazzetta dello Sport’ shkruan: Ekskluzive Totti: I dashur Ibra vazhdo por… / Askush nuk mund ta kuptojë atë si unë, te Milani është ende i rëndësishëm, por vendimi duhet të merret në bazë të përgjigjeve të trupit të tij.

Lexo edhe :  Nico Williams “trazon” merkaton, spanjolli refuzon Bayern Munich për Barcelonën

Të fundit

“1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg”/ Rama sfidon Farage: Absurde!

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën X u është përgjigjur deklaratave të deputetit britanik Nigel...

Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e familjeve shqiptare. Sipas gazetarit shifrat tregojnë...

Tarifat doganore, Trump i bën presion Evropës: Do të mësojë të mos sillet keq

Gjithçka do të varet nga sa “asimetrike” do të jetë marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sepse një gjë tashmë është e...

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Në orët e pasdites dhe në vijim do...

Fillon Lufta Civile Irlandeze me bombardimin e Katër Gjykatave në Dublin

28 qershor 1922 Më 28 qershor 1922, në zemër të Dublinit, fillon zyrtarisht Lufta Civile Irlandeze, kur forcat e qeverisë së sapokrijuar të Shtetit të...

Lajme të tjera

Web TV