Më të dobët por më të zgjuar/ Ja taktikat e përdorura nga ukrainasit që u kanë sjellë sukses në luftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtria ruse u tërhoq nga Kievi, pas një sërë përpjekjesh  të dështuara për ta “shtënë në dorë”, prandaj ukrainasit e konsiderojnë të fituar këtë betejë duke u fokusuar në lindje të vendit.

Aty  rusët kanë grupuar forcat e tyre dhe po synojnë të marrin Donbasin si edhe Mariupolin,  duke krijuar një ‘varg  tokësor’ me drejtim Krimenë. Ka raportime se grupe luftëtarësh ukrainas janë dorëzuar së fundmi në Mariupol, gjë që Ukraina e ka mohuar.

Ndërkohë, ukrainasit raportuan për vrasjen e 15 komandantëve të lartë rusë në rrethinat e Kievit, ku 6 prej tyre ishin gjeneralë, teksa ekspertët amerikanë kanë zbuluar taktikën e ukrainasve për të gjurmuar komandantët rusë në fushën e betejës.

E gjithë taktika lidhej me prapambetjen e rusëve në fushën e telekomunikacionit, ku shpesh gjeneralët dhe vartësit detyroheshin të flisnin me celular në fushën e betejës dhe jo me radio te kriptuara.

Pikërisht kjo dobësi u shfrytëzua nga ukrainasit, të cilët me pajisje speciale dëgjonin telefonatat dhe përcaktonin trafikun e thirrjeve nga terreni në drejtim të një pikë, e cila ishte ajo nga ku dilnin urdhrat. Me të zbuluar këtë, ukrainasit dërgonin koordinatat te njësitë e artilerisë ose në të kundërt nisnin ekipe snajperash në prapavijën e armikut duke kryer një numër të madh vrasjesh të bujshme.

Ushtria ruse ka pësuar disa humbje të thella, teksa duket se Vladimir Putin  e kishte nënvlerësuar Ukrainën, dhe priste që pushtimi të kryej brenda nj jave.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV