“I vrava se po vinte apokalipsi”, dënohet burri që vrau gruan dhe 3 fëmijët e mitur

Një terapist nga Connecticut i SHBA-ve u dënua me burgim të përjetshëm, për krimin horror të kryer prej tij, i cili kishte vrarë gruan dhe 3 fëmijët e tij, dy vjet më parë.

Anthony Todt u shpall fajtor nga gjykata për katër akuza për vrasje të shkallës së parë dhe një akuzë për mizori ndaj kafshëve.

Ai u akuzua për vrasjen e gruas së tij 42-vjeçare Megan dhe tre fëmijëve të tij, Zoe, 4 vjeç, Tyler, 11 vjeç dhe Alek 13 vjeç. Qeni i familjes Breezy, gjithashtu u gjet i ngordhur në shtëpi.

Ajo që ka tronditur më shumë trupin gjykues ka qenë vetë dëshmia e Todt, i cili ka thënë se e kreu krimin pasi familjarët e tij duhet të vdisnin pasi po vinte apokalipsi.

“Të gjithë duhej të vdisnin në mënyrë që të kalonin në anën tjetër së bashku sepse apokalipsi po vinte,” u tha Todt trupit hetues kur po merrej në pyetje.

Viktimat u vranë në mes të dhjetorit 2019 dhe trupat e tyre u gjetën të dekompozuar në shtëpi dhe të mbështjellë me batanije më 13 janar 2020.

Ata kishin plagë me thikë dhe sasi toksike të Benadrylit (qetësues) në sistemet e tyre, sipas raporteve të autopsisë, shkruan cbsnews.