Zelensky paralajmëron Rusinë: Nëse ndodh ky akt, do të ndërpresim negociatat

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se nëse ushtrua ruse eleminon forcat vendase në Mariupol, kjo do të sillte ndërprerjen e dialogut mes dy vendeve.

Duke iu referuar një qyteze në Kiev e cila është shkatërruar totalisht, Zelensky u shpreh se sulmet në Mariupol do të sillnin 10 herë më shumë pasoja.

“Dua të them se nëse eleminohen ushtarët tanë në Mariupol, do të ndalojmë negociatat me Rusinë” , tha Zelensky.

Ndër të tjera, presidenti shton se Ukraina nuk do të pranojë kurrë të shkëmbejë territore apo forca ushtarake me Rusinë.