Zgjedhjet e Rithemelimit në PD/ Mbyllet numërimi në Skrapar, zgjidhet kryetari i ri i degës

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD Dega Skrapar.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Skrapar u shpall Z. Hajredin Lahe Bakiasi me 69% të votave.

Me anë të një reagimi Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”.