Djegia e Kuranit/ Suedia në flakë, dhjetra të plagosur mes protestuesve dhe policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Suedi- Një valë e dhunshme protestash kanë shpërthyer në Suedi pas djegies së Kuranit. Gjithçka nisi kur politikani danez i ekstremit të djathtë, Rasmus Paludan, i vuri flakën Kuranit, dhe aktin paralajmëroi ta kryente dhe në qytete të tjera.

Të dielën, një turmë prej rreth 150 personash hodhën gurë ndaj oficerëve të policisë dhe u vunë flakën makinave në qytetin lindor të Norrkoping.

Paludan dhe partia e tij Stram Kurs kishin organizuar një demonstratë në zonë, por nuk u shfaqën kurrë, raportuan mediat suedeze.

Policia iu kundërpërgjigj protestës me të shtëna në ajër, por tre persona u plagosën si pasojë e plumbave rikoshet, dhe më pas u dërguan drejt spitalit. Ata më vonë u “arrestuan nën dyshimin për krim”, tha policia.

Trazira u raportua gjithashtu në qytetin e afërt të Linkoping, ku zoti Paludan kishte planifikuar të zhvillonte një demonstratë, por më vonë ai e anuloi.

Gjatë tre ditëve të fundit, përleshje të dhunshme janë parë në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, si dhe në një numër qytetesh të tjera.

Dhjetra punonjës policie mbetën të plagosur gjatë trazirave, ndërkohë që flakëve nuk iu shpëtoi as një mjet i urgjencës.

Në rajonin jugor suedez të Landskrona, disa protestues u vunë flakën makinave, gomave dhe koshave, ndërsa të tjerë ngritën një pengesë për të penguar trafikun.

Demonstrata të ngjashme u zhvilluan në qytetin e tretë më të madh të vendit, Malmo, ku u dogj një autobus i qytetit dhe objekte të tjera.

Paludan krijoi partinë Stram Kurs në vitin 2017 dhe tani është e njohur për axhendën e saj kundër imigracionit dhe anti-islamit. Noa.al

Të fundit

Shpërthim me tritol në Sarandë/ Hidhet në erë një automjet

Qyteti i Sarandës u trondit mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim i fuqishëm me tritol. Policia thotë se...

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në Lindjen dhe Juglindjen e Evropës....

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius,...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

Lajme të tjera

Web TV