Babai i Macron “shpërthen” kundër francezëve: Jeni mosmirënjohës ndaj djalit tim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jean-Michel Macron theksoi se megjithëse nuk pajtohet me djalin e tij 100%, ai ka admirim të madh për mënyrën sesi ai qeveris vendin. Kjo pasi sipas tij, i biri e përballoi me shumë guxim pandeminë Covid dhe luftën në Ukrainë. Ndërsa për francezët, ai thotë se janë mosmirënjohës ndaj Macron.

Në një intervistë të botuar sot në gazetën franceze “L’Est Républicain”, Jean-Michel Macron, babai i presidentit liberal të Republikës Franceze tha se është i sigurt se Macron do të marrë një mandat të dytë.

“Unë mendoj se duhet të kesh shumë guxim për të sunduar Francën dhe mendoj se francezët janë shumë mosmirënjohës ndaj djalit tim, por kjo nuk është asgjë e re. Unë miratoj 90% të punës së qeverisë së djalit tim. Asnjëherë nuk jemi dakord 100%,”-,“-tha Jean-Michel Macron, një neurolog në pension.

Jean-Michel Macron shtoi se djali i tij po vazhdonte bisedimet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, duke vepruar si “ndërmjetësues” që nga fillimi i krizës, madje shtoi se për këto arsye nuk e sheh shpesh pasi orari i tij është shumë i ngjeshur.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV