“Në 30 prill mbyllen sportelet”, Rama: Shqipëria, e para në rajon për shërbimet digjitale

Në 30 prill pritet që të mbyllen në vend të gjitha sportelet e shërbimeve me dokumente. Me këtë hap të radhës, kryeministri Edi Rama shprehet se i jepet “një shqelm vendimtar” korrupsionit, radhëve dhe zvarritjeve për të marrë dokumente shtetërore.

Po ashtu, kreu i qeverisë ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook edhe një raport të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cila e liston Shqipërinë në vendin e 17-të për shërbimet digjitale, nga vendi i 33 që mbante më parë.

EDI RAMA NË FACEBOOK

“Nga e 33-ta Shqipëria ngjitet në vendin e 17-të për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon.
Në 30 prill mbyllim sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe i japim një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave, zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror.”