Të përgatiteni për të ardhmen e tregut të punës – koha është e limituar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Valter Hoxha

Një shkrim të publikuar nga FMN me titull “L`OMBRE PERMANENTE D`UN DEMARRAGE MALHEUREUX”, publikuar në dhjetor të 2020, autorët  Hannes Schëandt dhe Till von ëachter theksojnë se “Të rinj që diplomohen në kohë krize do të marrin një goditje të madhe dhe ndoshta edhe integrimi në tregun e punës mund të mos bëhet plotësisht”.

Ata theksojnë se për miliona të rinj në mbarë botën që do të mbijetojnë ndaj pandemisë, e ardhmja do të jetë me surpriza të trishtueshme. Jo vetëm recesioni i shkaktuar nga COVID-19 do të rezervojë për gjeneratën e re një fillim kaotik në karrierën e tyre, por do t’i ekspozojë ata gjithashtu ndaj rrezikut për të fituar më pak para nga puna, për të kryer më shumë shkelje, për të pasur një jetë familjare më pak të kënaqshme, dhe ndoshta një vdekje më shpejt se punëkërkuesit më me fat. Ideja e tyre është që hyrja me vonesë në tregun e punës do të krijojë një përplasje me gjeneratën që e pason.

Nga krahu tjetër kemi një kategori tjetër të punësuarish që për shkak të revolucionit teknologjik (numerizim, robotok apo IA), i bashkohen kësaj force aktive. Padyshim mosha më problematike do të jetë 40 vjec e lartë. Por për shoqërinë dhe sidomos për qeveritë, frika e përballjes në vitet që do të pasojnë me një papunësi të lartë për shkak se makina apo IA (Inteligjenca Artificiale) mund të zvëndësoj njeriun është shumë shqetësuese.

Kjo dilemë filozofike është kthyer realitet që prej revolucionit industrial dhe ardhjes së erës së informatikës. Të shumtë janë shpirtrat imagjinues që kanë përshkruar botëkuptime futuriste në të cilat njerëzimi kanë ngecur në grackën e makinave që ai vetë ka projektuar që prej autorëve më të mëdhenj të literaturës utopistesi George Orwell në “1984” apo Aldous Huxley në librin e tij “Botët më të mira” deri në Hollyëood, pa shkuar në skenarin apokaliptik me kultivimin e embrioneve njerëzore të destinuara për t`i shërbyer fitimit të një super inteligjence artificiale.

Mekanizimi, automatizimi, robotizimi dhe numerizimi janë tashmë realitete që çon shumë njerëz të pyesin veten se, cili është efekti që këto avancime mund të kenë mbi jetën e përditshme dhe në veçanti mbi punën e tyre. Nuk janë të vetmit sepse pyetja është shtruar që në fillim të shekullit të 19-të.

Të gjithë njerëzit kanë në kokë krizën e fasonëve britanikë, midis viteve 1811-1812, që u revoltuan kundër mekanizimit duke shkatërruar makinat e tyre të shqetësuar nga ideja se profesioni i tyre do të zhdukej dhe pagat e tyre do të uleshin. Kujtojmë gjithashtu mbathësit e kuajve që u zhdukën në të njëjtën kohë me zhurmën e patkonjëve të tyre mbi rrugët e shtruara me kalldrëme dhe që më vonë u shtruan me asfalt për makinat që ishin më komode dhe më të shpejta…!

Revolucionet industriale dhe çdo progres teknologjik që kanë shoqëruar zhvillimin tonë kanë përmbysur nevojat tona, jetët tona dhe mënyrën tonë të punës. Shumë prej profesioneve që ekzistonin më parë në shekullin e 18-të, janë totalisht të huaja sot dhe kanë humbur gati totalisht. Kush mund t`i kujtojë makinat shtypëse me dorë, apo punonjëset e postave që realizonin komunikimin telefonik apo telegrafistet dhe të tjera profesione që sot janë harruar fal progresit?!

Sot veshjet fabrikohen në mënyrë automatike nga programe të sofistikuara, buldozerët dhe robotët e grumbullimit realizojnë punën e 10-20 individëve, automatët në supermarket, printerat 3D ndërtojnë shtëpinë e plotë pa asnjë ndihmë njerëzore përvec një njeriu që kontrollon dhe monitoron funksionimin e tyre. Makina në fillim zëvëndësoi forcën fizike të njeriut apo të kafshës dhe pastaj filloi të përshtatej dhe perfeksionohej. Cila qenie njerëzore është e zonja të presë një katror xhami me precision? Ato janë krijuar për të kryer detyra jashtë limiteve njerëzore se si të ngrejnë lartë një makinë apo të krijojnë fuzionim elektronesh.

Deri më tani ne i kemi fabrikuar robotët për t`i instaluar në vendet që kërkojnë më pak kompetenca apo në punët më të vështira që “anglo-saksonët” i quajnë punë 4D (dumb (memece), dirty(të pista), dangerous (të rrezikshme), dull (të shurdhëra)).

Kështu profesionet e para që u zhdukën ishin punëtorët më pak të kualifikuar të punësuar për forcën e tyre fizike si minatorët, punëtorët e zinxhirit të prodhimit dhe sidomos ata të prodhimit bujqësor. Ky fakt është theksuar nga dy ekonomistë të Massachusetts Institute of Technology (MIT), në 2018 “në periudhën midis 1990 dhe 2008, robotët që kanë marrë jetën tonë profesionale, mbi të gjitha kanë zhdukur punët më pak të kualifikuara duke përfituar ato super të kualifikuara, falë robotëve dhe algoritmeve të instaluar, produktiviteti është rritur shumë”.

Sot, një krizë e madhe, një pandemi botërore dhe një flluskë spekulative e pa dëgjuar më parë në tregjet botërore shoqëron progresin i cili ka vazhduar rrugën e tij duke përfituar nga periudhat e recesionit për t’u zhvilluar në laboratorët e kërkimit dhe periudhat e ekspansionit për të pushtuar botën. Dhe tashmë njerëzimi që punon dhe vështron me një sy dyshues përmirësimet e botës së punës nga revolucioni i tretë industrial i quajtur informatikë deri tek ky i katërti aktualisht industria 4.0.

Kamerat, sensorët e alarmit automatik zëvëndësojnë kontrollin dhe monitorimin që kryenin më parë njerëzit. Makinat pa shoferë realizojnë drejtimin pa pasur nevojë për njeri. Automatët komunikues telefonikë dhe regjistruesit apo softuerët “chatbot” mundësojnë telefonatat dhe pyetjet tona. Ekranet publike, kanë zëvëndësuar buzëqeshjen e punonjësve të fast-foodeve të preferuar. Tashmë janë kompjuterët që blejnë dhe shesin titujt në bursë dhe që rregullojnë debatin e trajtimit mjekësor.

Historia tregon që çdo progres i realizuar sjell pjesën e tij të transformimit mbi organizimin e punës, tregun e punësimit dhe rritjen e produktivitetit tonë. Por deri më tani makinat kanë zëvendësuar vetëm forcën e punës dhe sot diskutohet të zëvendësojnë gjithashtu inteligjencën tonë.

Kërkuesit pretendojnë të zvëndësojnë inteligjencën tonë natyrale me inteligjencën artificiale. Problemi është se përball këtij fenomeni, ne nuk jemi të gjithë njëlloj. Është e vërtetë që qenia njerëzore është e brishtë në procesin e krijimit të pasurisë. Ajo sëmuret, ndonjëherë vjen me vonesë dhe mbi të gjitha kushton. Ajo mund të vendos të sabotojë ose devijojë ecurinë e mirë të biznesit të firmës.

Kur ka konflikte sociale njeriu është mono-profesional, e kundërta e një kompjuteri që mund të realizojë miliarda operacione në të njëjtën kohë. Ne percetojmë keq mjedisin tonë dhe arsyetimi ynë është i turbullt nga një grumbull kanalesh konjitive apo emocionale që na bëjnë të sillemi ndonjëherë në mënyrë të çuditshme. Një makinë nuk ndalon gati kurrë dhe është gjithmonë aty për të bërë punën pa pagesë. Ajo nuk kërkon t`i paguajmë sigurimin shëndetësor apo pensionin. Ajo është më e shpejtë, më precize dhe mund t`i japim besim në situata ku një gabim mund të ketë pasoja dramatike. Ajo karikohet me energji, mundëson pastrimin, transportimin, fabrikimin, të gërmojë dhe mundëson sigurimin e personelit duke realizuar punët më të vështira dhe më delikate.

Gjithsesi, mbeten shumë fusha në të cilat qenia njerëzore është akoma superiore ndaj makinave. Si fillim, makinat nuk kanë objektiva, janë vetëm ekzekutuese. Objektivat përcaktohen nga truri i njeriut. Njeriu, në fillim, i imagjinon pastaj si t’i arrijë dhe për këtë, programon një kompjuter që t’i ekzekutojë. Siç thoshte Albert Einstein, “një “IA” mund të zgjidhë të gjitha problemet por ajo nuk mund kurrë të krijojë”. Pastaj, një qenie njerëzore nuk mund të arsyetojë me një logjikë binare 1 dhe 0 si algoritmet e IA. Logjika e saj mund të marrë edhe probabilitet 0.5. Nëse ne do t`i paraqesim një fëmije 2 vjeç një mace, ai do të ndajë ngjyrat e saj apo karakteristika të tjera, atëherë që, kompjuteri nuk është i zoti të realizojë këtë identifikim.

Ne këtë e quajmë “njohje e formës” dhe duket që kjo mund të shkaktojë një numër të madh problemesh për krijimin e algoritmeve që përpunojnë imazhet sidomos për makinat autonome. Teknologjia imponon gjithashtu ligjet e saj ndonjëherë kundër-produktive për të mos u bazuar gjithmonë tek dogmat që gjithçka që është e re është më e mirë. Në Francë, posta për të rritur produktivitetin e rrjetit të saj dhe për të zvogëluar numrin e punonjsëve nga 100 mijë në 2006 në 75 mijë sot, u pajis me një algoritëm që konsistonte tek optimizimi i kohës së shpërndarjes së pakove. Qëllimi ishte të lehtësonte punën e punonjësve duke bërë më pak rrugë në minimumin e kohës.

Lexo edhe :  Sigurimet e papaguara rrezikojnë pensionet, avokatja sqaron procedurën që duhet të ndiqen

Por sistemi në fund arriti në një ç`organizim të shërbimeve, një rritje të volumit të punës dhe krijoj një rrëmujë sociale. Nuk është teknollogjia që vendoset në pikëpyetje por personi i cili midis programuesëve nuk i është përputhur rregullave të drejtuesëve. Pra për të qenë më të qartë, makinat nuk marrin parasysh kriteret konceptuale njerëzore si respekti, kurajua, sjellshmëria dhe solidariteti. Pa dyshim robotët mundësojnë përmirsimin e kapaciteteve tona dhe jetën tonë të përditshme në punë duke eleminuar përsëritjen dhe vështirësit e operacioneve ripërsëritëse por megjithë përpjekjeve tona për të programuar IA, nënështrimi i njeriut nga makina mbetet akoma në fushën e shkencës imagjinare.

Të gjithë ekonomistët e shekullit të kaluar, kanë theksuar efektet perverse të progresit mbi punën. David Ricardo e theksonte këtë shqetësim në publikimin e dytë “Principet e Ekonomisë Politike dhe Taksimit”. Në anën tjetër, John Maynard Keynes flet për papunësinë teknologjike. Ndërsa Joseph Schumpeter thekson teorinë e Shkatërrim/Krijimit. Një makinë e re shkatërron punët e vjetra dhe krijon të reja por që nevojiten dije të reja shpeshherë më interesante intelektualisht dhe më të vlersuara monetarisht.

Kështu ne kemi asistuar në zhdukjen e një pjese të mirë daktilografësh për tu zvendësuar nga inxhinierë që fabrikojnë diktofona dhe që programojnë programe të njohjes së zërit. Në krahun tjetër makinat e sotme si ashensorët e pallateve, kërkojnë një masë të madhe inxhinierësh dhe teknicienësh për t`i fabrikuar, për t`i mirëmbajtur dhe funksionuar këto makina.

Prospektiva interesohet nga afër mbi evoluimin e metodave të punës dhe impaktit të progresit mbi profesionet që ne ushtrojmë apo që ne kemi ushtruar. Por është e vështirë të parashikosh vazhdimësinë e një zbulimi teknik dhe për pasojë të precizosh se cili është tregu i punës së ardhme. Nëse do të arsyetojmë në aspektin e funksioneve, fabrikimi, pastrimi, monitorimi, kuzhina apo ndërtimi, janë tashmë kompjuterizuar. Por me arritjen IA, ndjehen të kërcënuara të gjitha punët intelektuale si avokat, kirurg, kërkues shkencor dhe mësues që janë në konkurrencë me algoritmet e IA.

Një studim realizuar nga think-tanks i Institutit Sapiens në Francë, ka vlerësuar në 2019, se 2 milionë punëtorë francezë kanë një probabilitet të fortë të humbasin punën e tyre nga zëvendësimi i makinave dhe programeve në vitet që do të vijnë. Nëse aktualisht jeni duke punuar në riparim, zyra, sekretari, kontabël, apo që ushtroni një profesion të këshilluesit të klientit në një bankë apo kompani sigurimi duhet të dini që ju mbetet më pak se 30 vjet.

Bankat dhe kompanitë e sigurimeve kanë parë me sytë e tyre që efektivi punonjës pra fondi i punësimit është shkurtuar me 30% që prej vitit 1990.  Këto punësojnë më pakë 10% të kontabilistëve dhe 17% të teknicienëve për mirëmbajtjen e rrjetit. 26% e sekretareve u është dashur të konvertohen me futjen në qarkullim të programeve “Microsof Office”, menaxhimit të axhendës dhe transkriptimit vokal. Sipas studimit, të gjitha këto profesione nëse nuk janë zhdukur akoma, të paktën duhet të transformohen në mënyrë radikale midis vitit 2038 deri në 2050.

Rezultatet duhen parë me kujdes sepse nuk ka me të vërtetë një konsensus në këtë fushë dhe gjithçka varet nga ritmi i zhvillimit dhe nga përshtatjet e aplikacioneve të reja teknologjike. Parashikimet më optimiste vecanërisht ato të Universitetit të Oxford flasin 50% të punëve do t’u besohen robotëve brenda këtyre 30 viteve që vijnë. Amplituda është e gjerë por cka është e sigurtë se automatizimi do të vazhdojë udhëtimin e tij dhe që ekonomia do të kërkoj gjithnjë e më pak fuqi punëtore si e ka bërë që kur ajo ecën krah për krah me teknologjinë.

Shumë profesione vdesin të tjera lindin dhe zhvillohen me shpejtësi më pak të lodhshme, me më pak rrezikshmëri dhe në teori më mirë të paguara. Janë të gjitha këto profesione që lidhen me industrinë numerike: informaticienët, programuesit, arkitektët e ëebit, dhe ato që i mbajnë në jetë si komunitetet e menaxherëve, inxhinierët e platformave Cloud dhe të bizneseve online.

Pak më lartë folëm për produktivitetin. Thamë që kudo ku robotët janë futur kanë rritur produktivitetin. Produktiviteti është sasia e pasurisë që krijohet nga një njësi pune pra 1 orë, 1 muaj apo 1 vit. Imazhi që flet më shumë kur flasim për produktivitetin është fakti i mekanizimit mbi rendimentet bujqësore të shumëzuara me 8 që prej viteve 50. Studimi i MIT-së në 2018, i kthehet rritjes së produktivitetit për arsye të automatizimit. Një rritje produktiviteti që përkthehet në mënyrë të qartë mbi tregjet financiare për gati 30 vjet me një rritje të fortë të fitimit.

Fenomeni është konsideruar si fillim pozitiv dhe normalisht duhet të lumturohemi. Por në realitet, nëse makinat kanë mundësuar rritjen e produktivitetit, nga ana tjetër, pagat nuk e kanë ndjekur të njëjtin ritëm dhe studimi tregon se ato janë rritur me shpejtësi më të vogël. Kjo tregon se fitimet e produktivitetit nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë midis punëtorëve dhe investuesve çka ekonomistët e përkufizojnë kapital. Kështu, pjesa e punës zvëndësuar nga makinat kanë kërkuar qartë kthimin e kapitalit të investuar.

Le të shikojmë nivelet rekord të fitimit të firmave më të mëdha në botë dhe që punëtorët do të duhet të merrnin më shumë para krahasuar me totalin që kanë prodhuar. Ku ka shkuar kjo shumë parash, përderisa makinat nuk përfitojnë paga? Një pjesë ka shkuar pa dyshim në përmirësimin e teknologjisë për përfitime të reja produktiviteti por një pjesë e mirë ka shkuar në xhepat e pronarëve dhe aksionerëve që janë akaparuesit e vërtetë të këtyre përfitimeve.

Nuk është e çuditshme që miliarderët aktualë janë në krye të shoqërive që dominojnë informatikën botërore dhe që kanë zgjedhur të investojnë shuma të mëdha parash në këtë industri. Gjigandi i robotikës “Tesla”, tashmë lider në transportin e makinave pa shofer që si profesion është duke u zhdukur, ka vendosur të fshijë gjithçka të së shkuarës dhe gjithashtu i ka deklaruar luftë punës së pa kualifikuar.

“Tesla botte”, pagëzuar Optimus 1m 73 dhe 56 kg e gjysëm metali shoqëruar me shërbime të programuara, pjesë e revolucionit industrial, ka nxjerrë jashtë loje punën fizike. Plot me sensorë dhe e pajisur me një forcë lehtësisht inferiore nga ajo e qenies njerëzore, ajo riprodhon lëvizjet tona dhe është e konceptuar apo projektuar të zëvëndësojë në mënyrë progresive të gjithë punëtorët që kryejnë operacione të pa dëshirueshme dhe të mërzitshme. Ajo mund të kryej operacione standarde por që gjithsesi, sot është më e ngadaltë se njeriu.

Elon Musk është i apasionuar për këta robotë humanoid dhe gara ka filluar duke hedhur në treg “Boston Dynamics” ku më popullori është “pepper softbank”. Këta robotë kanë filluar të futen me shpejtësi në tregun e punës pa kaluar nga një intervistë paraprake pune. Janë të lezetshëm, plotë talent dhe vullnet të mirë por janë akoma tepër të pamaturuar dhe larg të qenurit të barabartë me cilësinë e punës manuale. Prodhimi i tyre në seri përbën gjithashtu probleme serioze në terma të burimeve energjitike, elementeve të rralla dhe të përbërësve elektronikë.

Gjithsesi, kërkimet mbi cyborgët janë një prej ekstremeve të numerizimit të jetës tonë të përditshme. Robotizimi dhe mekanizimi kanë gjeneruar një rritje të fortë të produktivitetit, një përmirësim të dukshëm të kushteve dhe mjedisit tonë të punës por edhe zhdukjen e një numri të madh profesionesh. Më bazike është si të monitorosh një orë por dhe më komplekse si të kryesh një diagnostikë ekologjike apo një vendimmarrje të trupit gjykues. Atje ku janë vendosur makinat, niveli i jetës është rritur dhe sot ne flasim për një ekonomi rritëse dhe prosperiteti.

Rritja ekonomike e vendeve të ashtuquajtura në zhvillim varet tashmë nga niveli i robotizimit dhe jo e kundërta. Kështu ne injorojmë fytyrën e dytë të progresit teknologjik. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë më punë, thjeshtë më e rëndësishme është se ajo po ndryshon formë. Duhet të përshtatemi me strukturën e re ekonomike dhe realitetin e ri ku ne do të krijojmë dhe do të gjejmë profesione të reja. Është rasti i një punëtori të vjetër banke që kalon në fushën e gazetarisë për të krijuar një super media numerike.

Prandaj, që tani, filloni të përgatiteni për të ardhmen e tregut të punës sepse koha është e limituar.

Të fundit

Çështja Beleri, zbardhen pjesë nga vendimi i gjykatës

Në dosjen e GJKKO, thuhet se Fredi Beleri ka hapur një grup WhatsApp, ku kërkon që ta ndihmojnë për...

Eksperimenti interesant në qytetet shqiptare, çfarë zbuloi Banka Botërore

Banka Botërore ka kryer nje eksperiment shume interesant ne qytetet shqiptare. Vullnetarët e saj vendosën sensorë të temperaturës dhe lagështisë në automjete dhe udhëtuan nëpër...

Rreth 150,000 njerëz do të mirëpresin flakën olimpike në Marsejë

Më 8 maj, rreth 150 mijë njerëz pritet të mirëpresin flakën olimpike, e cila do të mbërrijë në Belem nga Greqia me një lundrim...

Merr fund dilema, zbulohet italiani që i ka rrëmbyer zemrën Eglës

Prej ditësh po përflitet për partnerin e aktores Egla Ceno e cila siç tashmë e dimë është një nga konkurrentet më të forta të...

Media spanjolle jehonë Shqipërisë, nga Thethi në Berat: Vendi më i lirë për të udhëtuar!

Nga Cristina Blanco Vázquez/ El Debate I quajtur Karaibet Evropiane, Shqipëri është vendi bregdetar më i përballueshëm për sa i përket çmimeve, ushqime dhe udhëtime rreth...

Lajme të tjera

Web TV