“Manita e rekordeve”/ Titujt kryesorë të gazetave më të njohura sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga fitorja e Barcelonës, finalja e Kupës së Mbretit, sfida mes Interit dhe Romës e një sërë eventesh të tjera sportive që janë kryefjalë e ditës së sotme, janë pasyqyruar në mediat më të njohura sportive.

Ndërkohë këto janë disa nga titujt kryesorë të tyre:

“Manita e rekordeve” shkruan “Sport”, e cila i referohet fitores së ekipit të femrav të Barcelonës 5-1 ndaj ëolfsburg, në Champions League duke shënuar dhe një rekord të pabesueshëm prej 91.648 tifozëve të pranishëm në “Camp Nou”.

“Një finale speciale” shkruan “AS” për sfidën mes Betis dhe Valencia që do të vendosë fituesin e Kupës së Mbretit në Spanjë.

“Kampionëve do t’i fillojë emri me “B” ose “V”, shkruan “Marca” po për finalen e Kupës së Mbretit mes Betis dhe Valencias.

“Skuadër ëndrrash” e quan “Mundo Deportivo” ekipin e femrave të Barcelonës që triumfoi 5-1 ndaj Wolfsburg.

“Koha e përfundimit” shkruan prestigjozja “L’Equipe” për PSG e cila është drejt kurorëzimit kampione e Francës.


“Ndërhyrje kirurgjikale emergjente” shkruan “Mirror Sport” për Ten Hag, trajnerin e ri të Manchester United që i duhet të ringjallë “Djajtë e Kuq” përsëri.

“Një ditë e veçatë për Interin”, shkruan “La Gazzeta dello Sport”, për sfidën mes zikaltërve dhe Romës në Serie A, ku zikaltrit në një nga sfidat më të rëndësishme për titullin kampion do të kenë përballë ish-trajnerin e tyre legjendar, Jose Mourinho.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV