Macron kundër Le Pen/ Zgjedhje balotazhi në Francë, të gjithë sytë drejt Parisit sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pakënaqësia me klasën politike në Francë është e madhe. As sa shumica e francezëve në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 10 prill votuan për njërin nga kandidatët ekstremë. Politika në Francë duket se e ka gjithnjë e më të vështirë t’i arrijë qytetarët në vend. Kampet liberale qytetare dhe socialistët pësuan shumë humbje.

Këtë të dielë (24.04.) për herë të dytë francezët duhet të vendosin në balotazh mes Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen. Macron përpiqet të prezantohet si burrë shteti, njohës i fakteve dhe lokomotivë e BE. Le Pen kërkon të bëjë për vete qytetarët e pakënaqur duke u kujtuar “Francën e dikurshme të mirë” dhe sovranitetin. Ajo sulmon BE dhe migrantet me shami koke, të cilën do ta ndalojë në hapësirën publike.

Franca është ekonomia e dytë më e madhe e eurozonës pas Gjermanisë. Sidomos bota financiare i ka drejtuar sytë nga Parisi këtë të dielë. Lidhjet mes dy vendeve janë të shumta. Por nëse fiton Le Pen të dielën kjo do të thotë ndryshim të marrëdhënieve mes Gjermaninë. “Unë besoj se me Le Pen Franca do të bëhej më proteksioniste, edhe brenda Europës”, thotë studiuesi ekonomist Stefan Mütze nga Banka e landit “Hessen-Thüringen”, shkurt Helaba. “Ajo nuk do më kalimin e lirë të energjisë dhe as projekte të përbashkëta armatimi me Gjermaninë.” Edhe koncerni gjermano-francez i aviacionit dhe armatimit, Airbus ka paralajmëruar nga veprime të veçuara. Asnjë vend në Europë nuk i ka mjetet teknike dhe financiare që të realizojë projekte të tilla më vete, thuhet nga koncerni.

Edhe koncernet gjermane të bursës, DAX janë të interesuar që Franca të mos ndryshojë rrugë. Sipas Statista 100 miliardë euro eksporte shkojnë nga Gjermania në Francë. Ekonomia franceze ka përfituar nga Macron, thotë Mütze. “Franca sot është më mirë se në vitin 2017. Për sa i përket rritjes ekonomike madje më mirë se Gjermania.” Kjo lidhet me atë që Franca ka përmirësuar aftësinë konkurruese të sipërmarrjeve. Pra në tregjet financiare kandidat i preferuar është Macron.

Lexo edhe :  Jep dorëheqjen prokurori i posaçëm i SHBA Jack Smith

Gjendja ekonomike në favor të Le Penit?

Profesori i gazetarisë ekonomike, Henrik Müller nga Universiteti Teknik i Dortmundit është i mendimit se aktualisht gjendja ekonomike i shkon në favor populistëve si Le Pen. Kandidatja e ekstremit të djathtë, Le Pen thotë se çmimi i jetesës është rritur shumë, sepse elitat dhe teknokratët që drejtojnë institucionet kanë dështuar dhe e shfrytëzojnë popullin.

“Ky është populizëm klasik”, sipas Müller. “Inflacioni u ndihmon populistëve, sepse e minon besimin tek institucionet shtetërore.” Sipas ekspertëve propozimet e Le Pen për të reduktuar në zero tatimin mbi vlerën e shtuar për 100 produkte të së përditshmes nuk mund të financohen. Ekspertët parashikojnë 100 miliardë euro kosto për këto plane. Me këtë Le Pen do t’i rriste borxhet franceze në nivele të larta, me pasojë rritjen e kostove të financimit dhe rrezikun për të gjithë eurozonën. Kështu nëse Macron të hënën zgjohet si president tregjet financiare do të merrnin frymë të lehtësuara.

Marrë nga DW

Të fundit

Planet e Princit William/ Rolet e rëndësishme që do t’u japë dy anëtarëve të familjes

Princi William tashmë po bën plane për rolin e tij të ardhshëm. Mbreti Karli III mund të mos largohet ende si...

Neda Balluku rrëfen marrëdhënien me Arbër Hajdarin

Mëngjesin e sotëm ka qenë e ftuar në studion e “Wake Up”, Neda Balluku, opinionistja e “Big Brother VIP 4”. Ajo ka folur për...

Jeni të shqetësuar nga mbyllja e TikTok?! Ky APLIKACION po ia merr “FRONIN”

Aplikacioni kinez i rrjeteve sociale RedNote është bërë aplikacioni më i shkarkuar në App Store të Apple në SHBA ditët e fundit, përpara një...

Biden u jep lamtumirën amerikanëve: Oligarkët kanë marrë pushtetin, SHBA të bëjë kujdes

Karrierën politike prej gjysmë shekulli, presidenti amerikan Joe Biden e mbylli të mërkurën me një fjalim të fundit në Zyrën Ovale, teksa përpiqet të...

Vatikan/ Papa Françesku pret në takim kryegjyshin e Bektashinjve, Baba Mondin

Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dedë Baba Mondi është pritur nga ati i Shenjtë, Papa Francesku në një takim të mbajtur në selinë e shenjtë në Vatikan. Gazetari...

Lajme të tjera

Web TV