Çfarë gafe nga portieri/ Bologna përmbys Interin dhe i hap rrugën Milanin drejt titullit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inter është shtangur ndaj Bolognës në fushën e këtyre të fundit.

Në minutën e tretë ishte Ivan Perisic ai që hapi sfidën me një gol fantastik.

Një dominim total i Interit nuk ndalon dot Arnautovicin që të shënojë golin e barazimit në minutën e 28-të me një gol me kokë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat edhe pse zikaltërit dominuan totalisht 45 minutat e para.

Pjesa e dytë ishte po njësoj, me zikaltërit që mbuluan çdo terren të mundshëm të fushës por fati nuk ishte me ta me ato goditje të shumta drejt portës.

Befasia vjen në minutën e 82-të, ku Radu ka bërë gafën e karrierës së tij, pasi një top i shërbyer nga rivënja nuk u kontrollua dot nga portieri rumun, duke i kaluar topi nëpër këmbë dhe Sansone përfitoi duke shtyrë topin lehtësishtë në portën zikaltër.

Ky është një hap i dështuar për ekipin e Milanos, pasi tashmë Milan ka në dorë totalisht kampionatin.

Të fundit

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Furnizimi me ujë, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

Uji me orar vijon të shoqërojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, dhe premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë në të...

Lapaj: Kërkoj falje për gabimin, Shabani ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

Në daljen e parë pas debatit publik me Endri Shabanin, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj rrëfeu se formulën me familjarët në listën e...

Inteligjenca kroate: Ka rrezik tensionesh Kosovë-Serbi

Përshkallëzimi i tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Ky fakt bëhet i ditur me anë të një raporti nga Agjencia...

“Edi Rama do punësojë demokratët, plani i tij është afatgjatë për…”

Demokratja, Adriana Kalaja mesa duket ka “zbuluar” së fundmi planin e kryeministrit Edi Rama. Sipas kandidates për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, kreu i...

Lajme të tjera

Web TV