Rama uron Abazoviç: Ballkani 6 shtete, me 3 kryeministra shqiptar!

Një tjetër kryeministër shqiptar në Ballkan. Dritan Abazoviç ka marrë sot drejtimin e qeverisë së re të Malit të Zi, dy ministra të së cilës janë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka uruar Dritan Abazoviç.

“I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi!Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë. Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë”, tha Rama.