“Flirtim me finalen”/ Ja titujt kryesorë të shtypit sportiv për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjysmëfinalet e UEFA Conference League, e ardhmja e stadiumit të Barcelonës apo mundësia e artë e Milanit për ‘Scudetto-n’ janë fokusi i disa prej gazetave më të njohura sportive në botë.

Ndërkohë këto janë disa prej titujve kryesorë të gazetave sportive:

Gazeta spanjolle “Sport” hapet me titullin: Nis “Camp Nou” i ri, me klubin katalanas që pritet të luajnë në një stadium tjetër sezonin e ardhshëm pasi impianti më i madh në Europë do i nënshtrohet një rikonstruktimi që do të jetë i gatshëm për blaugranat në sezonin 2023-24.

“Një transferim me kokë” shkruan prestigjozja “Marca” që flet për gjigantët spanjollë të Real Madrid që duket se janë gjithnjë e më pranë firmës me mbrojtësin gjerman të Chelsea, Toni Rudiger.

“AS” ka në fokus ish-fituesin e Topit të Artë, kroatin Luka Modric. “Modric përgjithmonë” shkruan e përditshmja spanjolle.

“Mundo Deportivo” flet për ish-trajnerin e Barcelonës Ronald Koeman duke cituar vetë holandezin në lidhje me trajnerin aktual të Barçës, Xavi Hernandez. “Kërkoj që Xavi të ketë respektin që unë se kisha” shkruan gazeta katalanase.

Francezja “L’Equipe” i ka kushtuar vëmendje të veçantë sfidës së mbrëmshme të skuadrës së Marseille kundër Feyenoord, e cila përfundoi me rezultatin 3-2 për Holandezët. “Ende gjallë” shkruan L’Equipe për gjysmëfinalen ku mbetet çdo gjë e hapur për ndeshjen e kthimit.

“Corriere dello Sport” hapet me titullin: “Mou, mund të realizohet”, duke iu referuar barazimit me vlerë të Romës ndaj skuadrës së Leicester në Angli.

“Milani i ri në parajsë” shkruan “La Gazzetta dello Sport”, me kuqezijntë të cilët e kanë sërish fatin në dorën e tyre për triumin në kampionat, por edhe me investimet e reja që pritet të zhvillohen.

Lexo edhe :  UEFA propozon 3 ndryshime themelore në Champions League, hiqen shtesat 30-minutëshe

Gazeta italiane “Tuttosport” hapet me titullin “Alarmi i Agnellit: Kujdes, Premier League i blen të gjithë”, me presidentin e Juventusit që ka njoftuar largimin e Dybalës në fund të sezonit, por duket se paralajmëron edhe ekipe të tjera italiane për largimin e yjeve të tyre nga Serie A.

E përditshmja sportive holandeze “Sportwereld” shkruan për suksesin e Feyenoord ndaj Marseille duke e titulluar: ‘Flirtim me finalen’. Ekipi holandez synon finalen e madhe të Conference League në Tiranë.

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV