Jozefina Topalli rikthehet në PD: Sot është dita për të bërë kthesën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli është rikthyer në PD dhe merr pjesë sot në Kuvendin Kombëtar, ku pritet të ketë dhe një fjalë. Ajo është ndalur disa çaste për mediat, para nisjes së Kuvendit, ku tha se sot është dita për të bërë kthesën.

Topalli ka pasur dhe një mesazh për deputetët e PD që nuk marrin pjesë.

“Nuk është hera e parë që jemi gjendur në vështirësi. Në përgjithësi nuk jemi tërhequr. Jemi hedhur në besimet tona, është rasti për ta bërë. Ndoshta mund të them një gjë, që dhe pa qenë në krye të PD-së dhe pa qenë deputete, njeriu duhet të gjejë forcën për të thënë të vërtetën e tij. E vërteta është liria e individit. Jemi në një kohë që duhet të bëjmë beteja të vërteta.
E rëndësishme që bashkimi të bëhet mbi vlera, te njerëzit e thjeshtë, tek ata që kërkojnë një opozitë reale. Ky është dëmi më i madh, nuk ka dëm më të madh për një vend se ta lësh pa opozitë, ose të kesh një opozitë farsë. Sot është dita për të bërë kthesën”, tha Topalli.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV