Kuvendi miraton ndryshime statutore të PD, caktohet data për zgjedhjen e kryetarit të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi Kombëtar ka miratuar ndryshimet statutore të PD.

Alibeaj nuk njihet më si kryetar grupi, shpallet vakanca për kreun e grupit parlamentar të PD.

Kuvendi vendosi datën 22 maj si dita kur do zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri.

Sipas kryetarit të komisonit të punës në Kuvendin e 11 dhjetorit, Belind Kelliçi, risi është përfshirja me kuota të dedikuara të diasporës e emigracionit në Këshillin Kombëtar të PD.

Me ndryshimet e reja, deputetët, kryetarët e degëve, kryetarët e Bashkive, bëhen automatikisht anëtarë të Këshillit Kombëtar, pa votim.

“Këshilli Kombëtar përbëhet nga Kryetari i PDSH-së dhe 150 anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Kuvendi Kombëtar. Brenda këtij numri, janë anëtarë të Këshillit Kombëtar pa iu nënshtruar procesit të votimit, ish-Presidentët, ish-Kryeministrat, ish-Kryetarët e Kuvendit dhe ish-Kryetarët e PDSH-së, që janë anëtarë të PDSH-së në momentin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Janë automatikisht kandidatë: a) anëtarët në detyrë të Kryesisë së Partisë; b) kryetarët e degëve të PDSH-së; c) deputetët dhe ministrat në detyrë, anëtarë të PDSH-së; ç) kryetarët e Bashkive dhe Kryetarët e Këshillave të Bashkive dhe të Qarkut, që i përkasin Partisë Demokratike”, thuhet në ndryshimet statutore.

Në përputhje me mundësitë e saj financiare, Partia Demokratike ndërton aparatin e saj qendror administrativ i cili funksionon sipas një rregulloreje të brendshme. Aparati qendror administrativ drejtohet nga Administratori i Përgjithshëm i Partisë, i cili emëron dhe shkarkon personelin e kësaj administrate. Struktura e aparatit qendror administrativ përcaktohet me vendim të Kryesisë së Partisë. Administratori i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet me vendim të Kryesisë së Partisë.

Të fundit

Ilir Alimehmeti: Higjiena me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell...

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Lajme të tjera

Web TV