Emrat që zgjodhi Basha, por me Berishën s’ia dolën dot (Video)

Lista fituese e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka elimininuar shumë të përzgjedhur nga ana e ish-kryetarit, Lulzim Basha. Ata kishin dalë fitues në Kuvendin e thirrur më 17 korrik, por me ish-kryeministrin Sali Berisha, as nuk kandiduan dot.

Mund të përmendim këtu emra si Agim Baçi, Fitim Zekthi, Gazmned Koduzi, Bardhyl Londo, Dritan Demiraj, Luan Hoti, Arjan Hoxha, Andi Lila.

Lista e disa prej emrave që kanë mbetur jashtë Këshillit Kombëtar, të zgjedhur në Kuvendin e Korrikut 2021:

Adriatike Lami

Agim Baçi

Andi Lila

Arjan Hoxha

Bardhyl Londo

Denisa Vata

Dritan Demiraj

Fitim Zekthi

Gazmend Koduzi

Gert Bogdani

Indrit Sefa

Indrit Vokshi

Jemin Gjana

Lindita Protoduari

Luan Hoti

Marash Logu

Patrik Sadikaj

Roland Bejko

Silvi Bardhi

Taulanda Jupi

Xhemal Gjunkshi

Partia Demokratike ka zgjedhur 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ishte Albana Vokshi, ajo që lexoi listën dhe bëri me dije se gjysma e kësaj liste ka dalë nga forumet e PD-së, Forumi Rinor i Partisë Demokratike dher Lidhjes Demokratike të gruas, pra 75 prej të përzgjedhurve. Në listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, vihet re se ka rikthime e risi.

Në pjesën e rikthimeve bën pjesë Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Arben Imami, Aldo Bumçi Suzana Guxholli, Rajmonda Bulku e Laura Vorpsi.