Milani shtyn drejt titullit me Leaon, Interi e ndjek duke mposhtur Udinesen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani vazhdon me fitoret në Serinë A, duke u afruar gjithnjë e më shumë me titullin kampion, kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i kampionatit. Ekipi i Stefano Piolit ka mundur me rezultat minimal 1-0 Fiorentinën në “San Siro”. Heroi ishte Rafael Leao me golin e tij.

Loja nisi me shumë raste për kuqezinjtë, por që nuk mundën të finalizonin. Atëherë kur sfida mendohej se po shkonte drejt fundit, ishte portugezi Leao, i cili përfitoi në mënyrën më të mirë nga një gafë e portierit Terraçiano, për t’i dhënë tre pikët Milanit.

Kështu skuadra e Piloit vazhdon të jetë në vendin e parë në renditje me 77 pikë dhe tani shpreson për një tjetër gafë të Interit, për të thelluar akoma më shumë diferencën me rivalët. Zikaltërit janë 72 pikë dhe luajnë në orën 18:00 ndaj Udineses.

Interi i pergjigjet Milanit dhe vazhdon matematikisht garën per Scudetto. Skuadra e Inzaghit ka marre nje sukses te rendesishem ne fushen e Udinese.

Interi qe zgjidhi ndeshjen ndaj Udineses në Dacia Arena 45 minutat e para. Rezultati 0-2, erdhi falë golave ​​të Ivan Perisic dhe Lautaro Martinez. Së pari goli i kroatit, i aftë për të shfrytëzuar në maksimum një goditje këndi nga e majta e Dimarco: një goditje me kokë në shtyllën e afërt për anësorin që i dha epërsinë skuadrës së Simone Inzaghit pas 12 minutash.

PENALLTIA E DZEKOS

Para fundit te pjeses se pare dyfishimi i argjentinasit Martinez. Penallti e dhënë nga arbitri Chiffi, me ndihmën e VAR-it, për një faull të Pablo Marì ndaj Dzekos. Numri 10 zikalter godet shtyllën dhe më pas topi i kthehet duke e derguar në rrjetë me kokë pasi topi u prek gjithashtu pak nga portieri Silvestri.

Lexo edhe :  Dy lojtarë gjermanë me një agjent, Bayern bëhet gati për dy firma të reja

Stadiumi proteston, ndeshja tensionohet, ka edhe disa sherre brenda katerkendorit, teksa Chiffi komunikon me VAR per te ditur nese u prek nga portieri ose jo, duke akorduar golin e Lautaros.

GOLI I PERISIC

U duk se do te ishte gjithcka ne disheze për Interin, por Udinese ne pjesen e dyte e nisi ndryshe ndeshjen. Skuadra bardhezi gjeti golin qe ngushtoi shifrat ne 1-2 me Pussetto dhe me pas vazhdoi te sulmonte ne kerkim te golit te dyte.

Interi pati edhe nje gol te anuluar per pozicion jashte loje te Vidal ne momentin e pasimit te Correa. Inzaghi hodhi edhe Gosens ne fund te ndeshjes, ndersa me parë kishte hedhur Sanchez.

Të fundit

“Kujdes të kam fal njëherë…”/ Manja përplaset me Këlliçin dhe Gjin Gjonin

Momente tensioni janë regjistruar në ambientet e Parkut Olimpik aty ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur numërimi i...

Pushimet si terapi: Destinacionet që ushqejnë shpirtin

Jo çdo arratisje ka të bëjë me valixhen — disa lidhen me rikthimin tek vetja. Në një kohë ku ritmi i jetës është i shpejtë,...

Kush i humbi zgjedhjet? Askush, si gjithmonë

Nga Enton Spahiu Pas çdo zgjedhjeje, njëra palë feston, tjetra reflekton. Në teori. Sepse në praktikën shqiptare, veçanërisht atë të Partisë Demokratike, reflektimi është një...

“Këta dhe ditëlindjet me 5-sa i kanë!”/ Demokratët suprizojnë Gjekmarkajn për 51-vjetorin

Teksa procesi i numërimit të votave të diasporës po zhvillohet në Parkun Olimpik, atmosfera u zbut për disa çaste kur deputeti Agron Gjekmarkaj u...

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme – duke i përshtatur pushimet e tyre në përputhje me rrethanat, shkruan Natalie B. Compton...

Lajme të tjera

Web TV