Nga COVID-i te problemet në mushkëri, misteri rreth vdekjes së Mino Raiolës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e parakohshme e Mino Raiolës ka tronditur thellësisht botën e sportit në përgjithësi dhe futbollin në veçanti. I dashur nga kushdo që ishte në gjendje t’ia shijonte ndihmën, por edhe tip i vështirë për drejtuesit e ndryshëm, Mino Raiola ndikoi përgjithmonë mënyrën e të bërit merkato.

Lajmet e fundit rreth tij kanë qenë të lidhura vetëm me problemet shëndetësore që kishin përshkruar rrugën e tij drejt vdekjes, e cila ndodhi në spitalin “San Raffaele” në Milano, të shtunën më 30 prill.

Gjendja e tij, e cilësuar si e rëndë në ditët e fundit, por në fakt ka qenë shqetësuese që nga fillimi i vitit. Pikërisht që nga janari i kaluar qarkulluan thashetheme mbi Raiolën për probleme të ndryshme që e kishin detyruar të frekuentonte më shumë se një herë spitalin. Nga ana e tij, supermenaxheri e kishte mohuar gjithmonë, ashtu siç bëri edhe më herët, të premten kur doli lajmi për vdekjen e tij.

Problemi në mushkëri

Por fatkeqësisht kishte diçka të vërtetë për kushtet e tij të pasigurta shëndetësore, përtej mohimeve dhe vullnetit të hekurt për të ruajtur një nivel shumë të lartë privatësie. Diçka kishte rrjedhur në fillim të vitit kur u përhap lajmi, i konfirmuar më vonë, për shtrimin e tij në spital më 12 janar.

Asnjë njoftim zyrtar, disa thashetheme për një problem në mushkëri, siç kishte arritur të zbulonte ’Bild’, që pati cekur edhe një operacion urgjent dhe terapi intensive. Kishte nga ata që e kishin lidhur situatën e Raiolës me COVID-in, por në fund gjithçka rezultoi një flluskë sapuni përmes mohimit të thatë të bërë nga njerëz të afërt rreth 56-vjeçarit.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV