Dekreti/ Putin urdhëron sanksione hakmarrëse kundër Perëndimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për sanksione ekonomike hakmarrëse kundër Perëndimit. Dekreti vjen në përgjigje të “veprimeve jomiqësore të disa shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare”, tha Kremlini të martën.

Dokumenti nuk jep asnjë detaj se cilët individë ose subjekte mund të preken nga masat. Sipas dekretit, Rusia do të ndalojë eksportin e produkteve dhe lëndëve të para për njerëzit dhe subjektet që sanksionon. Dekreti gjithashtu ndalon transaksionet me individë dhe kompani të huaja të sanksionuara dhe u lejon palëve ruse të mos i përmbushin detyrimet ndaj tyre.

Sipas dekretit, Qeveria ruse ka dhjetë ditë kohë për të hartuar listat e individëve dhe të kompanive të huaja që do të sanksionohen. Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ekonomike dhe diplomatike kundër Rusisë, pasi kjo e fundit ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, më 24 shkurt.

Mes tjerash, vendet perëndimore kanë ngrirë asetet e Bankës Qendrore Ruse, kanë bllokuar disa banka ruse nga sistemi i pagesave SWIFT, kanë mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, u kanë ngrirë pasurinë mbi 1,000 individëve, përfshirë zyrtarë të Kremlinit dhe oligarkë. Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar, po ashtu, importin e naftës dhe të gazit rus.

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV