Pasuria disa miliarda dollarë e kreut të Kishës Ruse dhe rreziku i sanksioneve nga BE

Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, ai që në vitin 2012 e përcaktoi Vladimir Putinin “mrekullinë e Zotit”, i cili bekoi raketat bërthamore në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar dhe që shpalli të shenjtë luftën në Ukrainë, është gjithçka tjetër veçse një udhëheqës shpirtëror.

Huffington Post, e quan Patriarkun e Moskës dhe të gjithë Rusisë, Kirill, një oligark me një pasuri të vlerësuar në 4 miliardë dollarë.

Ndërsa në një artikull të gazetës Novaya vlerësohet në vitin 2019 një pasuri midis 4 dhe 8 miliardë dollarësh.

Për këtë shkak, ministrat e jashtëm të BE-së po diskutojnë edhe mundësinë e marrjes së sanksioneve ndaj tij, si për oligarkët e tjerë rusë.

 

Më 24 prill, ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis bëri thirrje publikisht për kufizime. Një rrezik kaq konkret, saqë, në Interfax, Kisha Ortodokse Ruse e përcaktoi propozimin e Vilniusit për të kërkuar sanksione ndaj Kirillit si “marrëzi”.

“Është e pakuptimtë të vendosësh sanksione ndaj udhëheqësve fetarë është në kundërshtim me sensin e shëndoshë”, deklaroi atëherë Kisha.

Lideri fetar dyshohet se ka pasur pasuri personale, një pjesë e së cilës është jashtë vendit, përfshirë në Zvicër dhe në parajsa të tjera. Disa madje dyshojnë se Patriarku është edhe mbajtësi fiktiv i aseteve të Putinit, Lavrovit dhe të tjerëve. Sipas disa burimeve publike (sado e vështirë për t’u verifikuar, duke pasur parasysh natyrën shumë konfidenciale të klientëve bankarë), Kirill ka llogari bankare edhe në Itali, Austri dhe Spanjë.