S’e kishim parë kurrë kështu/ Finalja e Tiranës përlot Jose Mourinhon (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jose Mourinho ka shpërthyer në lot, teksa udhëhoqi skuadrën e tij Romë në finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë, me një fitoren të marrë në shtëpi ndaj Leicester City.

Mourinho ka fituar në 22 vitet e tij si trajner deri më tani të gjithë trofetë ku ka marrq pjesë, por të enjten mbrëma ai pati një mundësi shumë unike.

Pasi barazoi 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Konferencës me Leicesterin, Mourinho e dinte se një fitore në shtëpi do të siguronte një vend në finalen e parë të kompeticionit që do të mbahet në Tiranë.

Liga e Konferencave është e re këtë sezon, dhe është niveli i tretë i garave të UEFA-s, dhe falë një goli të Tammy Abraham në pjesën e parë, Mourinho mund të jetë fituesi i parë i këtij trofeu.

Për dikë që ka fituar kaq shumë trofe në karrierën e tij, tifozët mund të kishin menduar se ‘Special One’ nuk kishte asnjë interes për këtë garë, por pasi u mbyll ndeshja kundër Leicesterit, ai ishte dukshëm i emocionuar sa filloi të qante.

Trajneri e ndjeu atmosferën në stadium, pasi që ishte i mbushur në përkrahje të skuadrës romake.

59-vjeçari fitoi për herë të parë një garë evropiane në vitin 2003, kur udhëhoqi ekipin e tij Porto drejt fitores në UEFA Cup, duke mposhtur Celtic në finale.

Një vit më vonë ai kompletoi të jashtëzakonshmen, kur fitoi Ligën e Kampionëve me të njëjtin ekip, duke mundur Manchester Unitedin në rrugën për në finale.

Skuadra e Mourinhos mundi Monacon në finale, pasi skuadra franceze kishte mundur Chelsean në gjysmëfinale.

Trajneri portugez sa i përket garave evropiane, ka fituar Ligën e Kampionëve gjithashtu dhe me Interin, ndërsa një Europa League e ka fituar edhe me Manchester United.

Lexo edhe :  E kryer/ Jadon Sancho arrin akord me skuadrën e Serie A

Feyenoord është kundërshtari i radhës në finale i Jose Mourinhos. Portugezi mund të bëhet trajneri i parë që fiton tre gara evropiane, nëse arrin triumfin në Ligën e Konferencës.

 

Të fundit

Dilema e liderëve evropianë pas ftesës në Shtëpinë e Bardhë: Të shmangin kurthin e Trump

Evropianët dhe britanikët janë aktualisht në duart e Donald Trump sa i përket çështjes së Ukrainës, dhe momenti i...

Zelensky: Rusia po e ndërlikon përfundimin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se refuzimi i vazhdueshëm i Rusisë për të pranuar një armëpushim po e komplikon përpjekjen për të përfunduar...

“Dead Ringers”, një udhëtim i errët në labirintin e ndërgjegjes

Nga Leonard Veizi Një klinikë sterile, një sekret i errët. Në Toronto-n e ftohtë dhe të përmbajtur, pas mureve sterile të një klinike moderne fertiliteti, dy...

Zgjerohet sipërfaqja e zjarreve në Parkun e Gërmenjit, në terren 65 forca

Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet disi më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja të zjarrit, por sipërfaqja...

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Në aksident janë përfshirë disa automjete, duke...

Lajme të tjera

Web TV