Presidenti francez bën betimin për mandatin e dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emmanuel Macron bëri të shtunën betimin si president për një mandat të dytë 5-vjeçar, një arritje e rrallë politike në një vend ku presidentët nuk rizgjidhen shpesh. Ai premtoi se do të ishte çdo ditë në shërbim të vendit të tij, ndërsa theksoi se do të ndërmarrë veprime për të shmangur çdo përshkallëzim të mëtejshëm të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Emmanuel Macron u betua për mandatin e tij të dytë 5-vjeçar si president i Francës, duke premtuar se do ta udhëheqë vendin në një mënyrë të re, e ndërsa rivalët e tij politikë nisën fushatën për zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm.

Në një vend ku presidentët rrallë rizgjidhen, zoti Macron fitoi 58.5% të votave në raundin e dytë kundër kandidates të ekstremit të djathtë Marine Le Pen, pavarësisht kundërshtimit të fortë ndaj politikave të tij pro-biznesit dhe një propozimi për të rritur moshën e daljes në pension.

Një tjetër pikë e fjalimit të tij ishte dhe lufta në Ukrainë dhe theksoi se “do të ndërmarrë veprime për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të agresionit rus”.

“Jam i ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka kjo kohë, nga rikthimi i luftës në Evropë, te pandemia, ndryshimet klimatike dhe krizat e tjera… Rrallë ka pasur kaq shumë sfida me të cilat përballet vendi ynë. Ne do të veprojmë së pari për të frenuar përshkallëzimin pas sulmit ndaj Ukrainës, për të ndihmuar demokracinë dhe guximin të fitojë, për të ndërtuar një paqe të re evropiane dhe një autonomi të re në kontinentin tonë”, theksoi zoti Macron.

Në mesin e 500 të ftuarve në pallatin “Elysee” të pranishëm ishin dhe ish-presidentët Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy, disa ish-kryeministra si dhe liderë fetarë dhe figura të tjera shtetërore.

Lexo edhe :  Në shënjestër të së djathtës, hotelet për azilkërkues në Britani janë vende frike e kaosi

Për të treguar mbështetje për projektin europian, presidenti Macron do të vizitojë Parlamentin Evropian në Strasburg për “Ditën e Evropës”, të hënën.

Në të njëjtën ditë, për udhëtimin e parë jashtë vendit pas inagurimit ai shkon në Berlin për të takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz./VOA/

Të fundit

Trump-Zelensky, historia e një marrëdhënieje toksike

Nga Giuseppe Sarcina për Corriere della Sera Marrëdhënia toksike midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky është një pjesë gjithnjë e...

Drejtori i MZSH: Bashkitë nuk janë bashkëpunuese, problem uniformat e zjarrfikësve

Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Arben Cara ka kritikuar pushtetin lokal për moskrijimin e lehtësirave infrastrukturore për ekipet zjarrfikëse. “Strukturat e...

Nazizmi okult: Vril, Thule, dhe misioni metafizik i Adolf Hitlerit

Përgatiti: Leonard Veizi  (pjesa e dytë – vijon nga numri i kaluar) Kur Xhimi Marrs hedh idenë se Adolf Hitleri ishte dërguar nga Ditrih Ekart për...

Rama për zjarret: Dy ditë e net ekstremisht të vështira, flakët kanë qenë të pamëshirshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri mbi situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se dy ditët e fundit kanë qenë ekstremisht të vështira...

Mbrojtja thirrje urgjente për banorët e Nartës dhe të Delvinës: Evakuohuni menjëherë!

Pas situatës së vështirë me zjarret në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë një tjetër thirrje për evakuim për...

Lajme të tjera

Web TV