“Charlie, ai është shumë i mirë”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

Fitorja e turneut të Madridit nga Carlos Alcaraz, fenomeni i ri i tenisit, ishte kryefjala e mediave kryesore sportive në botë. Ndërkohë nuk munguan as rezultatet e sfidave të fundjavës, si dhe zërat e merkatos.

Për më shumë le ti hedhim një sy titujve kryesorë nga gazetat më të njohura sportive.

“Nënshkrimi i yjeve” është titulli kryesor i prestigjiozes “SPORT” e cila flet për merkaton e Barcelonës, me katalanasit që insistojnë për Robert Lewandowskin.

Las portadas de la prensa deportiva de este lunes

“Marca” i jep jehonë fitores së fenomenit të ri të tenisit Carlos Alcaraz, i cili fitoi turneun e Madridit duke shkruar në faqen e parë: “Charlie, ai është shumë i mirë”.

Las portadas de la prensa deportiva de este lunes

Alcaraz rrëmben edhe faqen e parë të “Mundo Deportivo”, që e quan atë “brutal” për fitoret e njëpasnjëshme dhe në fund atë të trofeut.

Las portadas de la prensa deportiva de este lunes

Ndërkohë “AS” zgjedh ta quajë “Të bekuar” yllin e ri të tenisit.

Las portadas de la prensa deportiva de este lunes

“Estadio Deportivo” në faqen e parë e vendos fokusin mbi sfidën Betis-Villareal që u ndanë në barazim 1-1 me titullin: “Një pikë”.

Las portadas de la prensa deportiva de este lunes

“Aromë titulli” dhe Sandro Tonali në sfond dominojnë në faqen e parë të “La Gazzeta dello Sport”, e cila ka në fokus fitoren jetike të kuqezinjve, te cilët tani e shohin veten vetëm 4 pikë larg titullit kampion.

Las portadas de la prensa deportiva de este lunes

“L’Equipe” fokusohet tek fitorja e Marseille në transfertë me Lorient, duke e quajtur këtë rezultat: “Fitore duke u grimosur”.

Las portadas de la prensa deportiva de este lunes