Të gjithë pasagjerët tronditen nga një foto që u vjen në celular, anulohet udhëtimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avioni që supozohej të fluturonte nga aeroporti Ben Gurion i Tel Avivit është tërhequr nga udhëtimi pasi diçka e çuditshme ndodhi.

Në celularët e të gjithë pasagjerëve që ndodheshin në avion, erdhi një foto me një avion të rrëzuar. Dhe sipas autoriteteve dyshohet se kanë qenë 9 pasagjerë që kanë dërguar këtë foto tek të tjerët për të ngjallur panik.

Sipas policisë, nëntë të dyshuarit janë shtetas izraelitë dhe ata u detyruan të zbarkonin dhe mund të ndiqen penalisht për përhapjen e informacionit të rremë të dënueshme me tre vjet burg në Izrael.

Incidenti, në fluturimin e AndoluJet për në Stamboll ishte një sulm kibernetik, sipas Ofer Lefler, një zëdhënës i Forcave Ajrore izraelite.

“Jam i sigurt se policia dhe shërbimet e sigurisë do të zbulojnë pse e bënë këtë, ” tha Lefler.

Pasagjerët e tjerë, të shqetësuar nga fotot, informuan ekuipazhin dhe kapiteni mori vendimin e duhur dhe u kthyen në portë, tha Lefler.

“Një grua i ra të fikët, një tjetër pësoi një sulm paniku,” tha një pasagjere, Diana.

Avioni më në fund u ngrit disa orë më vonë, pasi u krye kontrolli i bagazhit dhe i pasagjerëve.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV