“Do ta rimarrim”/ Ukrainasit fundosin anijen ruse, pranë ishullit “gjarpër”!

Një tjetër anije ruse është fundosur ditën e sotme pranë ishullit Zmiinyi (Gjarpër).

Bëhet me dije se anija është sulmuar nga raketat ukrainase.

Në një komunikim për mediat shefi i inteligjencës së Ukrainës, Kirill Budanov, thotë se trupat e vendit do të luftojnë për ishullin “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, duke shtuar se ata do ta rimarrin atë nga rusët.

Ishulli i gjarpërinjve është një zonë strategjike e rëndësishme si për Ukrainën ashtu edhe për Rusinë, pasi lejon hyrjen në Detin e Zi për rrugë të hapura tregtare, importimin e armëve dhe për sa i përket aftësisë së Rusisë për të kryer një ulje taktike detare.

“Kushdo që kontrollon ishullin mund të bllokojë lëvizjen e anijeve civile në të gjitha drejtimet në jug të Ukrainës në çdo kohë,” tha Budanov.