Buzëqesh Barcelona, Lewandowski i jep lamtumirën Bayernit! E konfirmon drejtori sportiv

Robert Lewandowski ka vendosur të largohet nga Bayern Munich një vit para mbarimit të kontratës që ka aktualisht me kampionët e Gjermanisë.

Kontrata e polakut, në fakt, skadon në qershorin e viti 2023, por lamtumira e tij është e sigurt dhe është konfirmuar nga drejtori sportiv i Bayern-it, Hasan Salihamidzic.

“Lewandowski më ka informuar se nuk ka ndërmend ta pranojë ofertën tonë për rinovimin e kontratës dhe se do të largohet në fund të sezonit”, ka thënë drejtuesi i bavarezëve për Sky Sport Deutschland.

“Na ka thënë se ka dëshirë të provojë diçka të re, por qëndrimi ynë nuk ndryshon. Ai ka një kontratë deri në 2023-shin dhe ky është një fakt. Për momentin nuk ka asnjë negociatë me klube të tjerë”.

Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga drejtuesi i Bayern Munich, por duhet thënë se Robert Lewandowski ka një marrëveshje me Barcelona-n.