Manchester City barazon mes vuajtjesh, Mahrez humb penallti dhe rihap garën për titull

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester City nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 përballë West Ham-it në javën e parafundit të Premier Ligës, në transfertë.

Skuadra e Pep Guardiolës pësoi dy gola në pjesën e parë nga Bowen, por rezultati u barazua më pas në pjesën e dytë nga Grealish dhe një autogol i Coufal.

Ishte Rijad Mahrez, i cili në fund të takimit humbi shansin e arrtë për të kaluar në avantazh “Qytetarët, duke humbur një 11-metërsh.

Kështu City duhet të fitojë në sfidën e fundit me çdo kusht për t’u shpallur kampion, ose të shpresojë te një fitore e Southamptonit në sfidën me Liverpool.

Një tjetër rezultat pozitiv për Manchester City-n do të ishte dhe një barazim i mundshëm i skuadrës së Klopp, duke parë dhe golavarazhin midis dy ekipeve që flet dukshëm për skuadrën e Guardiolës.

Nga ana tjetër, West Ham siguroi një vend në Europë me këtë rezultat.

Të fundit

Pasagjeri mbipeshë nxirret zvarrë nga avioni pasi kërkoi ulëse më të gjerë

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një fluturim të linjës ajrore “Thai Lion Air” nga Bangkok, ku një...

FSHF “hap thesin”, akordon 3 milionë euro për Superioren dhe Kategorinë e Parë

Federata e Futbollit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit profesionist në vend, duke vendosur për një rritje të konsiderueshme të...

Sot, vala e të nxehtit afrikan arrin pikun, çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

Vala e të nxehtit ka përfshirë të gjithë Mesdheun, ku termometri është duke shënuar deri në 40 Gradë Celsius. Sipas metorologëve i nxehti ka...

Çifti i njohur përballet në gjykatë për kujdestarinë e vajzës/Kujt i mbetet përgjegjësia?

Një dokument i publikuar së fundmi nga Arbenita Ismajli në Instagram ka tërhequr vëmendjen e publikut: në të, vajza e saj Nina figuron me...

Revoltohet Adriatik Lapaj: Kur do më provoni, kur të shkoj 62 vjeç?

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, në studion e “Debat” , deklaroi se ashtu siç bëjnë shumë të tjerë, edhe ai mund të...

Lajme të tjera

Web TV