Vuçiç: Do “luftojmë” aq sa mundemi që të mos e sanksionojmë Rusinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia do të luftojë për aq kohë sa mundet që të mbajë politikën e saj për të mos i vendosur Rusisë sanksione, por ai theksoi se dëmi që po përjeton si rezultat i kësaj politike, është i madh.

Vuçiç tha më 15 maj për TV Prva se jeta do të ishte “dhjetë herë më e mirë” nëse Beogradi do të vendoste sanksione ndaj Moskës, por ai tha se nuk do ta bëjë një gjë të tillë, sepse Serbia, sipas tij, po ndjek një politikë të pavarur.

“Të gjithë do të thonë se Vuçiç po njofton për vendosjen e sanksioneve. Jo, ne do të luftojmë për aq kohë sa mundemi për të mbajtur politikën tonë”, tha Vuçiç.

Ai përsëriti se Serbia e di “se sa të padrejta janë sanksionet” dhe po vepron kështu për shkak të respektimit të të drejtave, por shtoi se “populli duhet ta di se shteti po humb shumë për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”.

Vuçiç tha se Serbia aktualisht nuk ka qasje në kapital të tregut, kreditë janë më të shtrenjta, pasi kreditë po ofrohen me norma të interesit prej 7 për qind dhe se rifinancimi i kredive po bëhet i vështirë. Sipas tij, të gjitha këto në fund ndikojnë te pagat dhe pensionet.

Në Kombet e Bashkuara, Serbia ka votuar për rezolutat që dënojnë agresionin rus kundër Ukrainës dhe ka votuar për ta përjashtuar Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, por Beogradi nuk i është bashkuar Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj Moskës.

Zyrtarët serbë vazhdimisht kanë përsëritur se Beogradi nuk do të mbështesë sanksionet ndaj Moskës, pasi kështu mbron interesat vitale të shtetit.

Lexo edhe :  Debate të ashpra në Budestag! Srebrenica dhe masakrat serbe në Kosovë

Serbia po ashtu mbështetet në Rusinë, që është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për çështjen e Kosovës, e cila ka shpallur pavarësinë më 2008, që Beogradi refuzon ta njohë.

Serbia po ashtu varet shumë nga energjia ruse dhe kompanitë ruse kanë krijuar monopol në Serbi në tregun e naftës dhe gazit./REL/

Të fundit

Familja bllokonte parkimin e pallatit me blloqe betoni/ Arrestohet babai, nën hetim djali

Një situatë absurdi është regjistruar në Tiranë, në rrugën “Ali Demi”, ku një familje bllokonte një hapësirë publike me...

Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka dalë me një njoftim zyrtar pas aksionit të fundit për kontrollet e sigurisë ushqimore dhe pajisjen...

OKB: Të paktën 875 palestinezë u vranë duke pritur për ndihmat humanitare në Gaza

Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) ka njoftuar të martën se ka regjistruar të paktën 875 vrasje brenda gjashtë...

Çerçiz Topulli, pushka që nuk heshti për Atdheun

Nga Leonard Veizi Një mëngjes korriku, kur dielli ngjitej mbi male dhe tymi i barutit ende errësonte qiellin, një trup luftëtari ra. Nuk kishte më...

‘Fshatarët shihen sikur po shesin drogë’/ Braçe: Skema e TVSH bllokon lëshimin e faturës

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e sheh si të domosdoshëm aksionin e ndërmarrë për sekuestrimin e produkteve bujqësore e blegtorale që tregtohen pa faturë,...

Lajme të tjera

Web TV