Bllokohet autostrada në Austri/ Përplaset Autobusi me shqiptarë, 20 të plagosur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në orët e para të mëngjesit në Salzburg të Austrisë. Siç shihet dhe nga pamjet që sjellin mediat vendase, autobusi i linjës “Armend Tours” ka dalë në krahun e kundër të lëvizjes dhe është përplasur me trafikndarësen.

Sipas mediave austriake, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 20 persona nga 28 udhëtarë që ishin gjithsej në të. Ata raportohet se janë të gjithë shqiptarë të Kosovës. Tre nga pasagjerët janë të lënduar rëndë.

Zëdhënësi i Policisë, Hans Wolfgruber, dyshimet janë se ose shoferin e ka zënë gjumi ose ndonjë defekt teknik e ka shkaktuar aksidentin. Komandanti i Shpëtimit të Qarkut, Hermann Garstragser, tha se në autobus ndodheshin 28 persona.

“Në automjet ishin 28 persona,” është shprehur ai, duke treguar dhe gjendjen e të lënduarve “tre kanë mbetur me lëndime të rënda dhe 16 kanë pësuar lëndime të lehta.” Garstragser tha se personat që ndodheshin në autobus janë turistë nga Kosova.

Një kontigjent i madh ndihmësish janë dërguar në vendin e aksidentit. Brigadat e zjarrit Hallwang dhe Eugendorf shkuan me rreth 60 vullnetarë në tetë automjete dhe Kryqi i Kuq mbërriti me rreth 50 ndihmës.

Midis tyre ishin tre ekipe mjekësore të urgjencës, madje një u kërkua nga Freilassing. Përveç kësaj, 12 automjete shpëtimi nga Flachgau dhe katër nga Austria e Epërme u vendosën në autostradë.

Veçanërisht problematike për shërbimet e urgjencës ishte fakti që fillimisht kishin probleme të mëdha për të arritur në vendin e aksidentit për shkak të punimeve në të. Autostrada më në fund duhej të mbyllej në të dy drejtimet, siç njoftoi kreu i zjarrfikësve, Christian Putz.

Fillimisht e vetmja mënyrë për të mbërritur në vendin e aksidentit ishte në këmbë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Lexo edhe :  Cili është burimi i fshehur që do të shpëtojë botën? Prodhon energji për 170 mijë vjet

Autostrada është dashur të mbyllet edhe gjatë mëngjesit për shkak të nevojës për pastrim në vendin e ngjarjes. Rezultati shkaktoi vonesa të konsiderueshme në trafik, raportojnë mediat austriake.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV