Lewandowski del hapur: Dua transferimin tek Barcelona!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robert Lewandowski po luan sezonin e tij të fundit te Bayerni i Mynihut. Kontrata i skadon vitin e ardhshëm, por polaku do largohet që në këtë merkato vere, pasi rinovimi nuk po vjen.

Barcelona e pret dhe sulmuesi ka dalë hapur në kërkesën e tij për të luajtur me katalanasit.

Sipas “Bild”, Leva ka humbur qetësinë në dhomat e zhveshjes pas një bisede telefonike me drejtuesit e klubit në përfundim të ndeshjes së fundit të Bundesligës kundër Wolfsburgut.

Dëshmitarët e pranishëm i kanë rrëfyer medias gjermane se Lewandowski përsëriste disa herë emrin e Barcelonës duke shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar atje.

Mbetet për t’u parë nëse pas këtij episodi që dëshmon prishjen e marrëdhënieve mes lojtarit dhe klubit, polaku do të jetë më në fund i lirë të transferohet te gjiganti spanjoll.

Të fundit

Durrësi mbetet i Ramës, demokratët nisin me akuzat: Po hapen kutitë ku kanë blerë votat

Në një kohë kur Partia Socialiste është duke “korrur” një fitore në të gjitha qarqet e vendit, demokratët kanë...

“Kur ti denoncon atë p… e vogël…”/ Andi Bushatin se mbajnë nervat në studio (VIDEO)

Analisti Andi Bushati tha në emisionin “Të Pakespozuarit” se në Shqipëri nuk ka zgjedhje, por ka votime. Ai vë në dukje se çdokush tjetër, përveç...

Lodhen numëruesit, ndërpritet numërimi i votave në Pogradec

Është ndërprerë numërimi i votave në KZAZ 70 në Pogradec. A2 CNN mëson se në unanimitet anëtarët e kësaj KZAZ-je kanë vendosur ndërprerjen totale...

“Mos hani bar për shkak të Berishës”/ Si i paralajmëroi demokratët Yuri Kim

Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, përdori sloganin e famshëm propagandistik të kohës së komunizmit për të nënkuptuar nevojën e shkëputjes së Partisë Demokratike...

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

Nga Kreshnik Spahiu Zoti Berisha, ju nuk duhet të jepni dorëheqje sepse ty të “duan” të gjithë: – të do Edi Rama sepse të ka në...

Lajme të tjera

Web TV