Milan rrëzoi nga froni Interin, klubi zikaltër: Urime, shihemi vitin tjetër!

Milan fitoi titullin në Seria A, teksa rrëzoi nga froni Interin, pasi kuqezinjtë arritën të triumfonin në kampionat me 2 pikë më shumë se zikatërtit.

Një sezon fantastik në kampionatin italian, ishte ky mes Milan dhe Inter të cilët garuan me njëri-tjetrin deri në ndeshjen e fundit, dhe për këtë klubi zikaltër ka uruar rivalët e tyre nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa i bën të ditur se do shikohen sërish vitin tjetër.

“Urime Milan. Këtë vit ka qenë një sfidë shumë e bukur. Shihemi vitin tjetër”, shkruan klubi zikaltër në Twitter.