Milan u shpall zyrtarisht kampion i Italisë pas ndeshjes me Sassuolon. Kuqezinjtë zbritën nga froni Interin.
Kjo fitore u festua nga tifozët në Milano. Mbështetësit e kuqezinjve u mblodhën në Piazza Duomo për të festuar rikthimin te titulli pas 11 vitesh pritje.
Pamjet tregojnë qartë entuziazmin e tifozëve kuqezi të cilët kanë “pushtuar” Piazza Duomo-n.