Zgjedhja e kryetarit të PD-së, shtyhet orari i votimit deri në 20:00

Është shtyrë me dy orë afati i zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pas kërkesave të shumta të ardhura prej degëve, ka vendosur të shtyjë orarin e votimit deri në orën 20.00. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”, njofton Komisioni i Rithemelimit.