I vodhi medaljen e titullit Piolit, hajduti falenderon trajnerin e Milanit në Instagram

Milan dje festoi titullin e Seria A, një trofe që mundonte prej 11 vitesh. Teksa të gjithë festonin titullin, mes tyre dhe trajneri Stefano Pioli, një veprim i një tifozi mori vëmendje, me këtë të fundit që i kishte vjedhur edhe medaljen teknikut të kuqezinjve.

Pioli do të shprehej: “Është e vetmja që kam, ma kthe”, por Lega Seria A i premtoi se do i jepte një tjetër medalje që ta mbante kujtim.

Ndërsa sot tifozi që i mori Piolit medaljen ka postuar një video në Instagram, ku tregon momente nga festa, si dhe në një moment tregon edhe medalje, ndërsa nuk nguron të shkruajë “Faleminderit Pioli”.