Stadiumi Olimpik po përgatitet për finalen e madhe të Ligës së Konferencave.
Puna vazhdon në stadiumin i cili nesër në mbrëmje do të presë rreth 50 mijë tifozë të Romës për finalen ndaj Feyenoord.
Shumë tifozë blenë biletën 5 euro (pjesërisht për bamirësi) për të ndjekur finalen së bashku “si një ndeshje e vërtetë”.
Olimpico po ridizenjon pamjen e saj me instalimin e disa ekraneve gjigante që do të përdoren nga fansat për të brohoritur Giallorossët e angazhuar në Tiranë.