Ukraina, Kuleba: “Mos blini grurin e vjedhur nga rusët”

Ministri ukrainas, Dmytro Kuleba paralajmëroi të gjitha vendet që të bojkotojnë vjedhjen e drithërave ukrainase nga ushtarët e Putinit

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba shkroi orët e fundit në Twitter:

Hajdutët rusë vjedhin grurin ukrainas, e ngarkojnë në anije, kalojnë nëpër Bosfor dhe përpiqen ta shesin jashtë “.

Politikani më pas vazhdoi me një apel:

U bëj thirrje të gjitha shteteve të qëndrojnë vigjilentë dhe të refuzojnë çdo propozim të tillë. Mos blini grurë të vjedhur. Mos u bëni bashkëpunëtorë në krimet ruse. Vjedhja nuk i ka sjellë kurrë fat askujt .”, shprehet ai.