Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një postimi në media sociale, ka publikuar numrin e vizitorëve, të cilët kanë hyrë në vendin tonë nga aeroporti “Nënë Tereza”.
Gjithashtu kreu i Qeverisë thotë që vlerësimi i UEFA-s për shërbimin në Aeroport janë të shkëlqyera.
Në Facebook, Rama shkruan se, më shumë se 20 mijë vizitorë, kanë hyrë në vendin tonë në 48 orët e fundit.
“Fluturime rekord në aeroportin ‘Nënë Tereza’, ku janë procesuar mbi 20 mijë vizitorë në më pak se 48 orë dhe ku mbresat e shprehura nga UEFA janë të shkëlqyera, pas shqetësimit se mund të kishte probleme nga mbingarkesa e jashtëzakonshme”, ka shkruar ai.
Rama gjithashtu bën me dije se, gjatë 48 orëve, janë kryer 306 fluturime.