Roma-Feyenoord/ Pjesë e dytë spektakolare, shtyllat i mohojnë golin holandezëve! (Video)

Feyenoord e ka nisur me një “tjetër marsh” pjesën e dytë pas disavantazhit. Drithërima në portën e Rui Patrisios, shtylla dhe portieri i skuadrës italiane i mohojnë golin e barazimit holandezëve.

Tentativa e mbrojtësit Trauner u ndal në shtyllën e majtë, teksa më pas ishte portieri portugez që tregoi reflekset. Feyenoord kërkon penallti për prekje të topit me dorë nga Kristante, por pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari vijon lojën.

https://streamable.com/5a8tmt