E mërkura e 25 majit do të kujtohet gjatë, për herë të parë në histori Shqipëria mirëpret një finale të madhe evropiane, finalen e Conference League.
Pak para fillim të ndeshjes Roma-Feyenoord, gazetari italian i Corriere dello Sport, Roberto Maida ka intervistuar kryeministrin Rama në zyrën e tij.
Rama ka folur për Conference League, ku ndër të tjera është shprehur se është “një Mourinho juventin”.