Super Zaniolo, kalon Romën në avantazh! Festë në “Air Albania”

Roma ka kaluar në avantazh në finalen e Conference League kundër Feyenoord.

Nicolo Zaniolo ka ndëshkuar holandezët me një goditje brenda zone. Festë te verdhekuqtë.

Në stadium spektakël po zhvillohet edhe mes tiofzëve që nuk i ndalojnë ovacionet ndaj skuadrave.

Deri tani ka qenë një sfidë e balancuar, por ylli italian prishi ekuilibrat duke kaluar në avantazh verdhekuqtë.

Mbetet për tu parë nëse skuadra e Mourinhos do ta ruajë avantazhin apo jo.