Roma fitoi Conference League, Totti: Shqipëria na solli fat, stadium i mrekullueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, ishte i pranishëm një ditë më parë në stadiumin ‘Air Albania; ku u luajt finalja e Conference League. Roma rrëmbeu trofeun, ndërsa Totti u shpreh i kënaqur për fitoren, duke thënë se Shqipëria i solli fat.

Ish-futbollisti i famshëm i ekipit verdhekuq u shfaq pasditen e kësaj të enjteje në një takim me Rektorin Agron Kasa në ambientet e Universitetit të Sporteve, ku edhe foli për mediat. Ikona e futbollit italian po ashtu rrëfeu mbresat e tij që i kanë lënë stadiumi “Air Albania” dhe Shqipëria.

“Unë si të gjithë romanistët jemi të emocionuar, sepse pas shumë vitesh fitojmë një trofe. Të qenit bashkëpunëtor në të gjithë këtë, emocionet janë normale. Unë nuk jam xheloz për Pelegrinin, madje jam tejet i kënaqur për të, për Romën, për tifozët. Kushdo do të donte ta ngrite atë trofe, edhe unë kam ngritur disa trofe. Totti ka bërë historinë, por me Romën. Fakti që kam zgjedhur të luaj gjithnjë me këtë skuadër, i amplifikon pak gjërat, por për mua ky është trofe shumë i rëndësishëm. Roma ime e 2001 -it që fitoi titullin dhe kjo Romë janë dy skuadra të ndryshme. Atëherë ishin lojtarë të tjerët, tani janë të tjerë lojtarë premtues për të ardhmen.

“Kumbulla është një lojtar i mirë, i cili ka nxjerrë në pah vlerat e tij. Lojtar që në një grup si Roma mund të bëjë mirë. Jemi të kënaqur që është pjesë e kësaj skuadre…. Edhe sepse është shqiptar, apo jo? Faleminderit Shqipërisë, e para që na keni mikpritur në këtë mënyrë. E dyta për ne tashmë është një qytet fatsjellës. Stadiumi ishte i mrekullueshëm, edhe pse ishte pak i vogël, por ishte një bomboniera, siç themi ne në Romë”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Zbulohet shifra, sa lekë u dha FSHF klubeve për lojtarët e rinj?

Francesco Totti është një figurat më të mëdha të historisë së Romës, një idhulli i të gjithë tifozerisë verdhekuqe, i cili ka merituar respektin e të gjithëve brenda dhe jashtë fushës.

Të fundit

Shqipëria “pushtohet” nga turistët, fluks rekord në hyrje-daljet nga Durrësi

Gjatë periudhës janar-qershor 2025, nga/drejt Portit të Durrësit kanë udhëtuar 241,490 pasagjerë dhe 104,212 automjete. Të dhënat e Autoritetit Portual...

Mitologjia që ushqeu nazizmin: nga Atlantida te Thule, rrënjët e një çmendurie hyjnore

Përgatiti: Leonard Veizi Në errësirën e shekullit XX, ndërsa bota përpiqej të mblidhte copëzat e arsyes pas luftrave dhe krizave të pafundme, në zemër të...

Shqipëria që nuk është më…

Rrallë gjen ndonjë vend në botë, që mund të ketë pësuar një transformim të tillë në më pak se 30 vjet, si Shqipëria. Dikur një...

Vapa ekstreme përfshin Europën Jugore, qindra viktima në Spanjë, Greqia në flakë

Italia vijon të përballet me një valë të paprecedentë të të nxehtit, me temperatura që arrijnë deri në 40-41°C në disa rajone dhe me...

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti, raportohet për 10 të plagosur (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në një pikë karburanti në Romë të Italisë. Sipas raportimeve në mediat italiane, shpërthimi...

Lajme të tjera

Web TV