Deputeti rus Leonid Vasyukevich, 69 vjeç, i është drejtuar Presidentit rus Vladimir Putinit duke i kërkuar atij që të ndaloi operacionin ushtarak në Ukrainë dhe t’i kthejë trupat ruse në shtëpi pas ai thotë se është e pamundur arritja e suksesit në rrugë ushtarake.
Ndaj deputetit u bënë disa përpjekje që ai të ndalonte fjalimin.
“Ne po mbështesim masat për të mbështetur familjet e ushtarakëve të vrarë gjatë operacionit ushtarak special. Ne e kuptojmë se nëse vendi ynë nuk ndalon operacionin special ushtarak, do të ketë edhe më shumë jetimë. Të rinjtë vdesin dhe gjymtohen gjatë operacionit, edhe pse ata mund të kishin përfituar vendin tonë. Kanë kaluar tre muaj nga fillimi i luftës ‘dhe është e qartë e pamundur të arrihet suksesi me rrugë ushtarake. Nëse Putini vazhdon luftën e tij, kjo do të çojë në mënyrë të pashmangshme në një rritje të numrit të ushtarëve të vrarë dhe të plagosur. Ne kërkojmë tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse nga Ukraina”, tha deputeti.
Mbështetësit e Putinit e cilësuan atë si ‘tradhtar’ dhe ai tashmë ai do të përballet me veprime ligjore për ‘çnderimin’ e ushtrisë ruse./Daily Mail