Tifozët e Liverpool ngjiten në muret e stadiumit për të parë finalen pa biletë

Finalja e madhe e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid u shty ditën e sotme me 36 minuta. Kjo për shkak të disa incidenteve në dyert e Stade de France kur tifozët hynin.

Shumë prej tifozëve të Liverpool kanë çarë kordonin e sigurisë duke u futur pa biletë në stadium, dhe për këtë UEFA-s i është dashur fillimisht të njoftojë se ndeshja do të nisë në 21:15 e më pas dha një njoftim të dytë se do të startojë në 21:36.

Në pamjet e mëposhtme duket se si tifozët e Liverpool kërkojnë të futen nga muret e stadiumit për të parë finalen e madhe që luhet në Paris.

Megjithatë siguria ka vënë rregullin në stadium dhe më pas i dha dritën jeshile performancës hyrëse të këngëtares Camila Cabello.

Pasi kjo e fundit këndoi këngët hit të saj, arbitri i ra bilbilit për të sinjalizuar fillimin e ndeshjes.