Hazard i jep shampanjë djalit të Kroos në dhomat e zhveshjes, ja si reagon gjermani

Real Madrid u shpall kampion i Europës për herë të 14-të në historinë e klubit. Në finalen e Parisit, skuadra e Ancelottit mposhti 1-0 Liverpool, falë golit të Vinicius Junior në minutën e 59-të, duke përfituar nga goditja-kros i Valverdes. Festa u zhvendos në dhomat e zhveshjes ku kishte përqafime, kërcime dhe shampanjë.

Një video po qarkullon në rrjet ku Hazard shihet teksa i jep shampanjë djalit të Kroos për ta provuar. Djali i gjermanit konsumoi disi alkool, por kjo gjë nuk i pëlqeu mesfushorit i cili e la menjëherë shishen duke i thënë jo me gisht, si fëmijës, ashtu edhe futbollistit belg.