Marrëveshja e gazit mes Rusisë dhe Serbisë/ Kosova: Deri kur do vazhdojë BE të tolerojë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëveshja e arritur mes Rusisë dhe Serbisë për blerjen e gazit më lirë se vendet e tjera nga kjo e fundit ka ngjallur reagime në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, shefi i kabinetit në Presidencë, Blerim Vela ngre pyetjen se deri kur do të tolerojë Bashkimi Eurpian bashkëpunimin e Serbisë me Rusinë, edhe pse Perëndimi po ‘lufton’ me sanksione Moskën, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

“Putin dhe Vuçiç u pajtuan në një telefonatë sot që Rusia të vazhdojë të furnizojë Serbinë me gaz natyral dhe dy vendet do të vazhdojnë të përforcojnë partneritetin e tyre. Serbia, një vend kandidat i BE-së, në vend se të përafrojë sanksionet me BE-në thellon bashkëpunimin me Rusinë. Deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë?”, ka shkruar Vela.

Vuçiç njoftoi ditën e sotme se pas një bisede të zhvilluar me homologun e tij Vladimir Putin, kishte arritur një marrëveshje me Rusinë për ta blerë gazin rus me çmim shumë më të ulët se vendet e tjera të Evropës.

Kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i është bashkuar vendosjes së sanksioneve Moskës zyrtare për nisjen e luftës.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV