Stampoi foton e tij/ Evi Kokalari ‘braktis’ Berishën: Puna ime në Shqipëri mbaroi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse u shfaq si një mbështetëse e ‘zjarrtë’ e ish-kryeministrit Sali Berisha, Evi Kokalari duket se ka vendosur ta braktisë Komisionin e Rithemelimit.

Shkak për këtë janë bërë zgjedhjet e organizuara së fundmi për zgjedhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku emri i Kokalarit nuk figuroi në listë. Me anë të një postimi në Facebook, Kokalari shpreh zhgënjimin, teksa shkruan se po largohet nga Shqipëria pasi puna e saj këtu ka mbaruar dhe se PD do të mbetet një parti e pazareve.

“Urime kryesisë së re të PD.

Besoj se shumë janë dakord me mua kur them se puna ime në Shqipëri mbaron këtu dhe si e tillë, do ti kthehem jetës time të përditshme në Amerikë, biznesit, politikës dhe miqve. Gjithsesi një gjë nuk ndryshon; fakti që vetëm një PD vërtet konservatore do ta nxjerr Shqipërinë nga moçali i korrupsionit. Një PD e qendrës apo e qendrës së djathtë, do të jetë thjeshtë një vazhdimësi e asaj që kemi njohur dekadën e fundit, dhe do ngelet një parti e pazareve. Në kundërshtim, një PD e parimeve konservatore do të fokusohet tek populli dhe Shqipëria, dhe jo tek xhepat e saj. Duke shpresuar për më të mirën, suksese të mëtejshme dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”, shkruan ajo.

Të fundit

“Do njohim shtetin palestinez”, Netanyahu del kundër Francës dhe Anglisë

Kryeministri i Izraelit ka reaguar ashpër ndaj Francës, Anglisë dhe Kanadasë, për idenë e tyre për krijimin e shtetit...

Nëna porosit vrasjen e së bijës, paguan një person 1106 euro

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rusi, ku një nënë 46-vjeçare dyshohet se planifikoi vrasjen e vajzës së saj 12-vjeçare, duke...

Braktisi automjetin me dy klandestinë në Memaliaj, në kërkim 30-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar pasi akuzohet se është i përfshirë në trafik klandestinësh nga vendet e treta drej BE-së. I riu me...

Trump: Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga Amerika

Pas lajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se po rekomandon një tarifë prej 50% kundrejt Bashkimit Evropian, ai ka ngritur edhe pretendime të tjera,...

Një shqiptar merr “Djallin”, nis epoka e Igli Tares te Milani

Igli Tare është emëruar zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare që e lidh me klubin deri në...

Lajme të tjera

Web TV