Vuçiç nuk i vendosi sanksione, Putin e ‘shpërblen’/ Serbia blen ‘falas’ gazin rus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, Aleksandër Vuçiç njoftoi se ai arriti në një marrëveshje që Serbia të ketë një çmim shumë të favorshëm për furnizimin me gazin rus.

“Ne do të nënshkruajmë një kontratë trevjeçare dhe nesër apo pasnesër. Serbisë i duhen sasi të mëdha të gazit, por mund të them se ne do të kemi një dimër të sigurt”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se Serbia do të vazhdojë të blejë gaz rus dhe çmimi do të jetë në bazë të formulës ekzistuese, e cila varet nga lëvizjet e çmimeve të naftës në tregun botëror, që nënkupton tha ai se “ne do të kemi çmimin më të favorshëm të gazit në Evropë”.

Pas një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, Aleksandër Vuçiç njoftoi se ai arriti në një marrëveshje që Serbia të ketë një çmim shumë të favorshëm për furnizimin me gazin rus.

Vuçiç tha se çmimi pritet të jetë 340 deri në 350 dollarë për 1,000 metër kubikë të gazit, por “ky nuk është çmimi final sepse do të varet nga sasia që do të dërgohet”, sipas tij.

Çmimi i Gazprom për ne në dimër tha Vuçiçdo të mbetet i bazuar në një formulë nafte, duke rezultuar ndoshta në tarifa deri në 10 herë më të ulëta për Serbinë në krahasim me shumicën e blerësve të tjerë në Evropë. Vetëm Bjellorusia dhe Armenia ka të ngjarë të gëzojnë kushte më të mira për gazin rus, u shpreh ai.

Vuçiç theksoi se janë pajtuar për çmimin për furnizimin e 2.2 miliardë metër kubikë gaz në vit dhe shtoi se Serbisë i duhen edhe 800 milionë metër kubikë për shkak të zhvillimit të industrisë.Marrëveshja aktuale për furnizimin me gazin rus skadon më 31 maj.

Lexo edhe :  Netflix përdor efektet e Inteligjencës Artificiale për herë të parë në një serial

Serbia kryesisht është e varur nga Rusia në sektorin e energjisë dhe në tregun e gazit dhe naftës në Serbi, monopol ka krijuar kompania ruse, Gazprom.

Të fundit

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV