Pamjet e rënda/ Rrëzimi i avionit pasi u ngrit në fluturim, gjenden trupat në rrënoja

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur të paktën 14 trupa pas rrëzimit të avionit në Nepal. Mbetjet e avionit që udhëtonte me 22 persona u gjetën në distriktin Mustang në veri të Nepalit.

Avioni kishte 20 minuta që ishte në fluturim kur humbi kontaktet me kontaktin me kontrollin e trafikut ajror 5 minuta para se të rrëzohej.

Ndërkohë ekipet vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tjerë.

“14 trupa janë gjetur deri tani, vazhdojnë kërkimet në rrënojat e avionit”, tha zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil, një ditë pas aksidentit tragjik. “Moti është i keq por arritëm të dërgonin në vendngjarje ekipin tonë”.

BBC raporton se në aeroplan ishin 4 shtetas indiane, 2 gjermane dhe 16 nga Nepali. Avioni, i prodhuar nga firma kanadeze e avionëve de Havilland, ishte nisur nga qyteti turistik i Pokhara rreth orës lokale 09:55 drejt Jomsom, një vend i njohur turistik dhe pelegrinazhi.